Blog

Kujdes me certifikimet!

Publikuar , 23 Mars 2011
0
Kujdes me certifikimet!

Potenciali i Kosovës në këtë drejtim është i jashtëzakonshëm duke u nisur nga fakti se mosha mesatare e popullsisë është diku mbi 25 vjeç. Shumica e këtyre të rinjve janë të interesuar të aftësohen dhe edukohen profesionalisht për tregun e teknologjisë informative. Kjo gjë mund të vërehet qartë kur shikohet numri i pjesëmarrësve në ligjërime dhe trajnime profesionale të ofruara nga institucione si AUK TDI, Appdec, PPC IT, Cacttus, etj. Cacttus për shembull, që prej themelimit në vitin 2003, ka arritur të trajnojë mbi 1200 kandidatë të moshave prej 18 deri në 25 vjeç. Trende të ngjashme të pjesëmarrësve ofrojnë edhe institucione edukimi profesional si AUK, PPC IT apo Appdec.

Një nivel i tillë interesimi ka ndikuar që sot tregjet si Kosova të konsiderohen tregje të rëndësishme ku mund të bëhet kërkesë për kryerjen e shërbimeve të caktuara, që në zhargonin e tregut të IT-së do të thotë outsourcing. Për shkak të krizës ekonomike, por edhe për arsye të tjera, kompani të shumta po vazhdojnë të kërkojnë reduktimin e kostove operacionale  duke dërguar shërbime të caktuara për t’u kryer në vende në zhvillim e sipër si Kosova. Sipas “Central and Eastern Outsourcing Association” (CEOA), vlera e këtij tregu në Kosovë thuhet të jetë afërisht 3.7 miliardë dollarë. Kjo është një shenjë e qartë që tregon se ky sektor në Kosovë ka një të ardhme të ndritur.

Por ndërsa në tregjet e botës po vazhdon inkorporimi i teknologjive të reja, vendi ynë ka nevojë të definojë disa rregulla të tregut në mënyrë që të mos arrijmë deri në atë fazë kur prodhojmë në seri ekspertë rrjetesh apo databazash apo ku ta di unë, sepse realisht për shkak të konkurrencës do të nënvlerësohet trajnimi që kanë bërë dhe nuk do të mund t’u ofrohet një mundësi punësimi të gjithëve.

LEXO EDHE:  Jep dorëheqjen një ekzekutiv i Google i akuzuar për ngacmim seksual

Ajo që duhet të bëjnë ndërmarrjet dhe bizneset që veprojnë në tregun e Kosovë është pikërisht përcaktimi i politikave të tyre dhe përcaktimi i trajnimeve që u duhen ofruar të rinjve të shumtë, në mënyrë që të ecet më tej në zhvillimin e tregut. Outsourcing po shkëlqen, por pse të mos shkëlqejë edhe më shumë? Sfidat që burojnë nga tregu janë të shumta dhe kërkojnë profesionistë të profileve të ndryshme, kurse kompanitë e mëdha kërkojnë standarde më të larta kur bëhet fjalë për të ofruar kontrata më të majme. Në këtë pikë ndizet drita e gjelbër për funksionimin e plotë të CIO-ve të kompanive të Kosovës, të cilët duhet të jenë vendimtarë brenda kompanisë për të definuar nevojat dhe për të parashtruar kërkesat.

Funksionet bazë të kompanive, si faturat, administratat, qendrat e të dhënave, softuerët, shërbimet e printimit apo siguria e të dhënave janë disa prej funksioneve që po futen në procesin e outsourcing prej kompanive ndërkombëtare, ndërsa në sfondin tjetër kompanitë në tregjet në zhvillim e sipër si Kosova duhet të jenë gati për të zënë hapin me përgatitje profesionale.

Nëse këta CIO nuk ushtrojnë ndikimin e tyre për të qartësuar se çfarë duhet bërë dhe pse për t’u përgatitur për sfidat e outsourcing, atëherë kompanitë tona do të humbasin kontrata me vlerë qindra e mijëra euro dhe në anën tjetër të rinjtë nuk do të kenë rastin të praktikojnë aftësitë e tyre dhe do të mbeten me certifikatat e trajnimeve profesionale në xhep. 

Në veçanti duhet pasur kujdes ndaj zhvillimeve të tregut, përkatësisht numrit të pjesëmarrësve në trajnime të caktuara. Pa dyshim që këtu ofruesit e trajnimeve nuk do të pajtohen me mua sepse disa trajnime që ofrojnë kanë kosto mbi 1,000 euro, por a kemi nevojë për shembull për 200,000 të certifikuar në CCNA, apo për 200,000 të certifikuar në CCNP? Kompanitë që kryejnë shërbime të outsourcing dhe kompanitë që ofrojnë trajnime duhet të bashkëpunojnë mes tyre dhe të ndjekin kërkesat e tregut ndërkombëtar dhe vendor në mënyrë që të krijohen profesionistë të profileve të ndryshme, të cilët në kthim do të kontribuojnë më shumë drejt zhvillimit të ndërmarrjeve vendore dhe të tregut në përgjithësi. 

LEXO EDHE:  5G-ja interferon me satelitët e parashikimit të motit në SHBA

Lajmet e fundit>