Siguri

Kujdes nga email mashtrues për iPhone 5

Publikuar , 03 Tetor 2011
0
Kujdes nga email mashtrues për iPhone 5

Por nëse ju pranoni një email që ka titullin “iPhone 5G S është paraqitur” dijeni se ai përmban një mashtrim “që dallohet prej helikopteri” kështu që mos e hapni dhe kujdesuni për sigurinë tuaj. 

IT gazetari Abram Wagenaar ka pranuar një email të këtillë në inbox’in e tij dhe ka postuar një fotografi në Twitter, dhe përveç faktit se celulari nuk është ende i prezantuar në treg, ka edhe shenja tjera që e bëjnë emailin të dallueshëm: ekrani i tejdukshëm, skema e çuditshme e emrit iPhone 5G S dhe numri i madh 5 në pjesën e prapme.

Sigurisht ju kujtohet një model fals që ka debutuar në qershor, e pikërisht mesa duket këtu ka qenë inspirimi për këtë mashtrim. Nëse kompjuteri juaj është infektuar me Mal/Zapchas-A, ju jeni në rrezik që të qaseni prej së largu nga të tjerët, megjithatë duket se është një virus i zakonshëm dhe shumë anti-virus janë në gjendje ta largojnë. 

LEXO EDHE:  Sulmohet Quora, hakerët vjedhin të dhënat e 100 milion përdoruesve

Lajmet e fundit>