Siguri

Kujdes nga antivirusët mashtrues!

Publikuar , 15 Nëntor 2010
0
Kujdes nga antivirusët mashtrues!

Hetuesit frikësohen se bandat e hakerëve janë duke mbledhur miliona euro duke infiltruar kompjuterët e konsumatorëve dhe duke vjedhur llogaritë e tyre bankare. Ata thanë se kriminelët paraqiten në emër të kompanive teknologjike legjitime duke u sugjeruar viktimave që të blejnë softuer të sigurisë që mund të shkarkohet për rreth 30 funte. Hakerët pastaj kombinojnë informatat nga kartela kreditore prej shitjes me informatat personale të konsumatorit për të bërë krime të mëtutjeshme.

Sharon Lemon, që është përgjegjëse për luftimin e cyber-krimit pranë “Serious and Organised Crime Agency”, tha se mashtrimi “është një biznes i madh”. Sipas saj në rastet e fundit, bandat kanë arritur që të punësojnë 300 deri në 400 njerëz për të vënë në funksion shërbimet e tyre dhe për të përdorur qendra të thirrjeve të vendosura për të mashtruar viktimat në mas. “Ata gjithashtu mund të paguajnë prej 150,000$ apo më shumë tek webmaster individual, që po reklamojnë softuerin e tyre fals për mbrojtje të kompjuterit. Kjo shumë e investimit tregon se ata kanë të hyra edhe më të mëdha sesa që paguajnë”.

Paralajmërimi është paraqitur në momentin e fillimit të javës së përqendrimit të sigurisë së internetit, që është organizuar nga getsafeonline.org, që përkrahet nga trupat qeveritare, policia dhe kompanitë private.
Me mijëra email me spam ofrojnë shërbime për kontroll ndaj viruseve, dhe këto janë mjaft shumë të pranishme në web, e sipas statistikave pothuajse gjysma e ueb përdoruesve kanë parë një pop-up që shfaq se kompjuteri i tyre është infektuar.

Muajin e kaluar, Matthew Anderson, një ekspert i kompjuterëve me moshë 33 vjeçare nga Drummuir, Aberdeenshire, pranoi se ka qenë një anëtarë kyç i një grupi ndërkombëtarë të hakerëve të përfshirë në një mashtrim të ngjashëm.

LEXO EDHE:  Partneriteti Mozilla dhe DarkMatter për sigurinë e uebsajteve është në rrezik

Ai është zënë pasi Scotland Yard dhe autoritetet në Finlandë kanë hetuar një batë, të njohur online si m00p grup, të cilët shkruanin viruse kompjuterike të porositura dhe më pas ato lidheshin me attach me e-mail. /pcworld.al

Lajmet e fundit>