Siguri

Kujdes nga YouTube, hakerët në aksion

Publikuar , 06 Korrik 2010
0
Kujdes nga YouTube, hakerët në aksion

Kohëve të fundit ka pasur raporte se YouTube dhe iTunes janë sulmuar nga hakerët, dhe sot këto gjëra po vërtetohen më shumë. Gjatë vizitës së faqe YouTube ne u përballëm me një pamje shumë intersante. Së pari në shirtin e ueb faqes nuk figuronte youtube.com por një faqe giftfreezone.com (Mos e kërkoni për shkaqe sigurie), që ishte elementi i parë i pasigurisë dhe sugjeronte për sulm nga hakerët.

Më pas nga ju kërkohej që të plotësoni dy pyetje që sipas titullit të anketës, thuje se kanë të bëjnë me përmirësimin e eksperiencës së pëgjithshme të pëdoruesve online. Pas kësaj nga ju kërkohet që të zgjidhni një dhurat, elementei tjetër dyshues (kur ka ofruar YouTube dhurata falas për plotësim anketash), që ju ofron mudnësinë të zgjidhni  MacBook Air ose iPhone 3GS…

Pas kësaj në momentin që klikoni “Continue” ju nuk fitoni asgjë pos një ridrejtim tek faqja www.gamieplay.com (që po shihni mësipër), e cila kërkon nga ju të klikoni për të luajtur një lojë dhe në rast se klikoni ai do të kërkojë për të instaluar diçka. E këtu është edhe elementi i tretë vërtetues, pasi që edhe pse klikoni “cancel” për të mos instaluar asgjë, antivirusi ynë Microsoft Security Essentials gjeti hyrje të palejueshme në kompjtuerin tonë dhe gjeti një virus që shpërndahet nga kjo faqe. Në raport thuhej se është një “VirTool: Win32/Ceelnject.M, niveli i rrezikut mesatar.

Pra keni kujdes sepse kjo faqe do të tentojë të instalojë një vegël që krijon virues, krimba dhe gjëra të tjera në kompjuterin tuaj, duke ju sjellë kështu asgjë tjetër përveç dëmeve.

LEXO EDHE:  Fillojnë paralajmërimet e Microsoft për përdoruesit që ende përdorin Windows 7

Ju sugjerojmë që gjatë këtyre ditëve të keni kujdes me YouTube.

Lajmet e fundit>