Analiza

Kujtesa më e shpejta në Kosovë, e dyta në rajon

Publikuar , 15 Shtator 2009
0
Kujtesa më e shpejta në Kosovë, e dyta në rajon

Ueb faqja speedtest.net është ueb i dedikuar për të matur shpejtësinë e internetit anembanë botës, dhe sipas saj konsumatorët e kompanisë Kujtesa përmbajnë një shpejtësi mesatare të internetit prej 2908 kb/s (6.30 mbps maksimumi), që do të thotë se janë të parët në rajon.

Falë këtij avantazhi Kujtesa ka lënë prapa kompanitë tjera të rajonit si Internet Crna Gora d.o.o, AbsoluteOK dhe Sat-Track.

Shpejtësi të madhe mesatare nga konsumatorët e Kujtesa-së është treguar edhe në testin e ngarkimit (upload) kur rezultatet tregojnë se ata renditen në vendin e dytë me mesatarisht 1573 kb/s.

Në renditje prinë kompania Telenor d.o.o Beograd me shpejtësi maksimale të shkarkimit prej 6.96 Mbs (mesatarisht 4.1 mbps)

Në këto lista janë futur edhe kompanitë tjera që operojnë në territorin e Kosovës, si Artmotion, Posta dhe Telekomi i Kosovës dhe IPKO. Kompanitë e lartëpërmendura janë renditur me shpejtësi maksimum 4600 kb/s tek Artmotion, ndërsa me shpejtësi mesatare prej 2031 kb/s dhe 1515 kb/s për shkarkim/ngarkim renditej PTK (2.94 maksimumi), kurse IPKO shpejtësi mesatare prej 1329 kb/s dhe 723 kb/s shkarkim/ngarkim.

Në Kosovë sipas statistikave ka rreth 337.000 përdorues të internetit dhe llogaritet që penetrimi i internetit arrin në 21%.

Shikoni listën e plotë këtu

LEXO EDHE:  12 mite teknologjike që nuk duhet ti besoni

Lajmet e fundit>