Blog

Kur interneti shndërrohet në një sëmundje

Feb 23 2018
0 Shpërndarje
Këto probleme me të cilat përballemi marrin emrin nomofobia – domethënë frika të mbetesh pa internet, cyberbullying dhe varësi ndaj web-it. Kur interneti shndërrohet në një sëmundje
Kontrolli i emal-it edhe gjatë natës, madje t’ju zërë gjumi me celular në dorë, dhe sapo zgjoheni të shihni menjëherë telefonin.
Ja se si interneti në disa raste mund të bëhet një sëmundje. Këto probleme me të cilat përballemi marrin emrin nomofobia – domethënë frika të mbetesh pa internet, cyberbullying dhe varësi ndaj web-it.

Sipas një kërkimi të Deloitte në vitin 2016, në 31 vende të botës me 49500 intervista të prezantuara në #Sconnessiday sot në Ministrinë e Shëndetësisë në Itali, 83% e personave i lexojnë email-et e punës gjatë natës, 37% kontrollojnë njoftimet në celular në mes të natës dhe në mëngjes, dhe 57% kontrollon telefonin brenda 22 minutave nga zgjimi.

Gjatë ditës, 92% e personave e përdor telefonin gjatë punës dhe 59% e kontrollon telefonin më shumë se 200 herë në ditë. 80% e zë gjumi me celular në dorë dhe 21% shikon në mbrëmje filma apo seri televizive në streaming apo direkt. /Monitor

Tags >

email
Lajmet e fundit>