Lajmet

Kurseni hapësirë vertikale në Firefox me shtojcën Tab Always In Titleba

Publikuar , 15 Tetor 2013
0
Kurseni hapësirë vertikale në Firefox me shtojcën Tab Always In Titleba

Firefox
Nëse punoni në ndonjë pajisje me ekran të vogël, si për shembull ndonjë laptop ose netbook, e dini se sa e çmuar mund të jetë hapësira vertikale dhe, nëse e përdorni shfletuesin Firefox, përveç të tjerash, mund të lakmoni për një kursim të hapësirës në pjesën e sipërme.

Këtë kursim e bën ndërfaqja e këndshme e shfletuesit Chrome. Tab Always In Titlebar është një shtojcë e dobishme për Firefox dhe bën pikërisht atë gjë të cilët e thotë në emërtim.

Sapo të instalohet, do të shihni tabet tuaj të vendosur në hapësirën e shiritit të titullit, sikurse bëhen kur e rritni në ekran të plotë dritaren e shfletuesit Firefox. E bën pakëz të vështirë zhvendosjen e dritares, por ju mund të vendosni se sa hapësirë të ekzistojë mes tabeve dhe pjesës së sipërme të dritares, gjë e cila mund të ju hyjë në punë.

Klikoni këtu për të provuar përdorimin e kësaj shtojce. Shpresojmë që të ju pëlqej. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Netgear ka përgatitur një router wireless për adhuruesit e lojërave

Lajmet e fundit>