Lajmet

Kush e krijoi logon e Android

Publikuar , 13 Tetor 2013
0
Kush e krijoi logon e Android

Irina Blok ka dizajnuar logon e Android, një prej logove më të famshme në botë, por lidhja e saj me këtë logo nuk ka e ka bërë atë të famshme.

Deri tani, në jetën e saj ka ndodhur vetëm një incident që ka tërhequr vërtet vëmendjen e publikut në lidhje me këtë dizajn. Në vitin 2010 ajo ka shkuar në kinema me vajzën e saj 6-vjeçare dhe po prisnin të fillonte “Liza në botën e çudirave” kur në moment shfaqet në ekran logoja e Android.

Vajza e saj u ngrit menjëherë në këmbë dhe bërtiti me zë të lartë: “Mami im e ka krijuar këtë!”. Të gjithë njerëzit që ndodheshin para tyre u kthyen dhe po shihnin me vëmendje Irina Blok. Sipas saj kjo ka qenë një prej situatave më të sikletshme.

Logoja e Android lindi tre vite më parë, në periudhën kur Blok punonte si dizajnere në Google. Ndërkohë që Google përgatitej për të bërë të ligjshëm platformën Android për pajisjet mobile, Blok dhe ekipi i dizajnit ishin ngarkuar me detyrën e krijimit të logos së softuerit, një logo lehtësisht e identifikueshme nga konsumatorët.

Udhëzimi që i ishte dhënë Irina Blok-ut ishte përfshirja e një roboti prandaj, ajo filloi të studionte lodrat dhe filmat fantastiko-shkencore, gjithçka që mund t’a ndihmonte atë të krijonte karakterin. Si përfundim ajo u frymëzua nga piktogramat e njeriut universal dhe imazhi i gruas që zakonisht shfaqet në dyert e tualeteve. Irina vizatoi një robot të thjeshtë, me trup si mbajtëset e konservave prej metali dhe me dy antena në kokë.

Ndërkohë që Blok po punonte për dizajnin, ajo bashkë me kolegët e ekipit ranë dakord se logoja, ashtu si softueri, do të ishte mirë të ishte open-source. Irina është shprehur: “Ne vendosëm që logoja të ishte bashkëpunuese që do të thotë se kushdo në botë mund të përshtaste dizajnin e saj. Ky vendim ishte vërtet i guximshëm”. Pjesa më e madhe e kompanive përpiqen të mbrojnë markën e tyre dhe për të drejtat e korporatave mbi logot e tyre janë ngritur shpesh padi miliona dollarëshe.

LEXO EDHE:  Një konfigurim i thjeshtë mund të rrisë shpejtësinë e Wi-Fi hotspot në Android drastikisht

Në vitet në vazhdim, logoja e Android është veshur herë si ninxha, herë është pajisur me skateboard madje, është transformuar edhe në formën e një çokollate Kit-Kat. Sipas Irina Blok, të krijosh një logo është njëlloj sikur të rritësh një fëmijë, fillimisht i jep jetë atij individi dhe më pas e le të krijojë jetën e vet. (PCWorld Albanian)

mag-13WMT-t_CA0-articleLarge

Tags >

android
Lajmet e fundit>