Harduer

Kush e shpiku butonin Escape

Publikuar , 27 Tetor 2012
0
Kush e shpiku butonin Escape

Butoni ESC mund të quhet butoni i cili i tregon kompjuterit, se njeriu e ka kontrollin mbi të, p.sh në filmin 2001 Space Oddysey nëse astronautët do të kishin pas një buton si ESC, ata do të ndalonin revolucionin e kompjuterit “Hal” brenda sekondave.

Butoni ESC lindi në vitin 1960, kur një programues i IBM-së i quajtur Bob Bemer po mundohej të rregullonte një problem me “Tower of Babel”: kompjuterët nga prodhuesit e ndryshëm komunikonin një varietet kodesh.

Bemer shpiku butonin ESC si një mënyrë për programuesit që të kalojnë nga një lloj kodi në një lloj tjetër. Më vonë, kur kodet e kompjuterëve po bëheshin me standarde (përpjekja e Bemer luajti rolin kryesor drejt këtij drejtimi), ESC u shndërrua në një formë butoni “ndalues” për kompjuterin – një mënyrë për ti thënë kompjuterit,: “NDALO!”.

Përse “Escape”? Do ishte e mundshme që Bemer të kishte përdorur fjalën “ndaloje” (interrupt), por ai zgjodhi “ESC” përse?

Bemer ishte i shqetësuar. Në vitin 1970, ai filloi që të paralajmëronte për gabimin Y2K, që ka lidhje me teorinë e Richard Nixton për “Kaosin Kompjuterik” i cili do të mund të shfaqej në vitin 2000.

Sot, ne kemi kompjuterë relativisht të qëndrueshëm, disa nga ne kanë nevojë për një “buton paniku”. Por Bob Frankston, një programues pionier, thotë se ai ende përdor butonin ESC. Ka diçka të mirë rreth tij që thotë, më-largo-që-këtu.

Po tastiera çfarë fati do të ketë në të ardhmen

Joseph Kaye një shkencëtar në Yahoo Research thotë: Përse butonat demode si ESC ende ekzistojnë?

Në ditë të sotme, pajisjet tona janë jeta jonë në një farë mënyre. Për më shumë se njëqind vite, kur ne donim të shkruanim diçka, ne do uleshim përpara një makine shkrimi. Por kompjuterët duken ndryshe tani, janë sikur smartphonë. Do të jetë interesante kur pas 10 ose 15 vitesh një tastiere do dukej e çuditshme.

LEXO EDHE:  OnePlus 7T: Nëse po kërkoni ekselencë por pa shpenzuar shumë ky është telefoni për tu blerë

Ne do themi diçka si, “E mban mend kur ende shkruanim gjëra?” Si mund të kontrollojmë kompjuterin tonë në të ardhmen pa shkruar asgjë?

Mendja të shkon tek Wii dhe Kinect, ose edhe pajisje marrëse të specializuar për lojëra siç është Guitar Hero ose Dance Dance Revolution. Të gjitha mund të jenë alternativa për të ardhmen. Ne mund të shohim shumë lloje shkrimi, si me zë siç është Siri. (PCWorld Albanian)

Tags >

Tastierë