Lajmet

Kush është Clubhouse, rrjeti social që po shpërthen në popullaritet

Nga: PCWorld
Publikuar , 11 Shkurt 2021
Aplikacioni është lançuar nëMars të 2020 nga sipërmarrësit e Silicion Valley Paul Davidson dhe Rohan Seth. Në Maj të 2020-ës kishte vetëm 1,500 përdorues dhe vlerësohej me 100 milionë dollarë. Kush është Clubhouse, rrjeti social që po shpërthen në popullaritet

Pak një aplikacion radio, pak një aplikacione konferencash e pak Houseparty, Clubhouse është një rrjet social i bazuar në bisedat zanore.

Përdoruesit mund të dëgjojnë bisedat, intervistat dhe diskutime mes njerëzve të interesuar rreth tematikave të ndryshme.

Aktualisht shërbimi funksionon me sistem ftesash dhe ju nuk mund ta shkarkoni nga App Store dhe Play Store e të krijoni një llogari menjëherë. Si një klub, ju duhet të ftoheni nga një përdorues ekzistues. Ose e thënë thjeshtë një elitizëm i dërguar virtualisht.

Kur bashkoheni në rrjetin social ju zgjedhin tematikat që ju interesojnë si teknologjia, librat, biznesi ose shëndeti. Sa më shumë informacion që i jepni aplikacionit për interesat tuaja, aq më shumë dhoma bisedash do tu rekomandohen.

Dhomat e bisedave janë të ngjashme me një thirrjet konferencë por disa njerëz flasin dhe pjesa më e madhe dëgjojnë.

Si të marr një ftesë në Cloubhouse?

Për të hyrë në rrjetin social një përdorues duhet të dërgojë një ftesë nga aplikacioni i tyre në mënyrë që të regjistroni një llogari. Nëse jeni të ftuar do të shikoni një lidhje që vjen në numrin tuaj të telefonit dhe që ju çdon tek faqja e regjistrimit.

Përdoruesit e Cloubhouse nuk mund ti dërgojnë një ftesë kujtdo që dëshiron të bëhet pjesë e rrjetit social. Përdoruesit e ekzistues aktualisht mund të ftojnë vetëm dy persona.

Por krijuesit e Clubhouse janë shprehur se objektivi i tyre është të hapin rrjetin social për mbarë botën deri në fund të 2021.

Pse përmendet emri i Elon Musk kur flitet për Clubhouse?

Aplikacioni është lançuar nëMars të 2020 nga sipërmarrësit e Silicion Valley Paul Davidson dhe Rohan Seth. Në Maj të 2020-ës kishte vetëm 1,500 përdorues dhe vlerësohej me 100 milionë dollarë.

LEXO EDHE:  Tesla arrin rekordin 500 mijë makinave të shitura në 2020

Por këtë javë shpërtheu në popullaritet kur Elon Musk pati një bisedë në Clubhouse me CEO e Robinhood Vlad Tenev. Evenimenti kaloi të gjitha kapacitetet e dhomave të bisedave e madje u transmetua live edhe në YouTube.

Nga 1 Shkurti Clubhouse kishte 2 milionë përdorues ndërsa startupi premton më shumë shërbime si dhënia e bakshisheve, shitjet e biletave apo abonimeve në mënyrë që krijuesit e platformës të gjenerojnë të ardhura.

Platforma po bëhet aq popullore sa ftesat po shiten në Kinë.

Pse ishte aq popullor në Kinë?

Me gjithë censurën dhe kontrollin shtetëror në Kinë, Clubhouse si për çudi arriti të kapërcente radarët e firewallit Kinez për disa muaj ndryshe rrjetet sociale si Instagram dhe Facebook.

Javët e fundit u bë shumë popullor duke tërhequr mijëra përdorues Kinez, një mundësi e artë e fjalës së lirë duke u përfshirë në diskutime që kryesisht bllokohen në Kinë si rasti i Xinjiang, Hong Kong dhe Tajvanit.

Platformat e-commerce ju kishin dhënë mundësi përdoruesve Kinezë të blejnë ftesat për në Clubhouse që kushtonin mes 23 deri në 61 dollarë.

Megjithatë më 8 Shkurt Clubhouse u bllokua në Kinë. /PCWorld Albanian