Blog

Kush është dhe nga vjen aplikacioni i plakjes që u bë viral

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 17 Korrik 2019
0
Aplikacioni u bë viral siç ndodhi dy vite më parë me të. Megjithatë si çdo aplikacion tjetër virtualë, ato kanë për tendë të vinë në valë dhe zakonisht nxiten nga rrjete influencerësh apo promovim me pagesë. Kush është dhe nga vjen aplikacioni i plakjes që u bë viral

Dëshironi të dini sesi ngjani me kalimin e moshës? Në fakt ekziston një aplikacion për këtë.

Lançuar në 2017, FaceApp nuk është diçka e re. Megjithatë ai ka pushtuar titujt e lajmeve sepse është shumë i mirë në krijimin e portreteve të njerëzve sesi duken kur të jeni plakur.

Në Twitter dhe Instagram kanë shpërthyer postimet e fotove të plakjes gjeneruar nga ky aplikacion. Ylli i basketbollit Dwyane Wade ka provuar aplikacionin.

View this post on Instagram

🤔🤷🏾‍♂️ Grandpa Wade huh

A post shared by dwyanewade (@dwyanewade) on

Sakaq ekipi i famshëm i futbollit anglez Tottenham ka krijuar një thread në Twitter me fytyrat e plakura të lojtarëve si Harry Kane apo Heu Ming Son.

Edhe reperi Drake hyri në aksion edhe pse nuk dihet nëse ka përdorur aplikacionin FaceApp. Aplikacioni përdor një rrjet neural, një lloj inteligjence artificiale, për të edituar fotot. Dhe mund të bëjë më shumë sesa tu tregoju sesi ngjani kur të plakeni.

View this post on Instagram

Best caption wins ovo tickets

A post shared by champagnepapi (@champagnepapi) on

Aplikacioni mund të vendosë edhe një buzëqeshje në fytyrë, tu bëjë të dukeni më të rinj apo edhe tu ndërrojë gjininë.

Aplikacioni u bë viral siç ndodhi dy vite më parë me të. Megjithatë si çdo aplikacion tjetër virtualë, ato kanë për tendë të vinë në valë dhe zakonisht nxiten nga rrjete influencerësh apo promovim me pagesë.

FaceApp vjen nga një ekip zhvilluesish Rusë duke ngritur shumë pyetje rreth sigurisë së tij. Nuk dihet nëse aplikacioni ngarkon fotot automatikisht në telefonin tuaj apo mënyra sesi merr fotot pa i dhënë leje përdoruesi aplikacionit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Telekomi i Kosovës, Bedri Istrefi emërohet Drejtori i Përgjithshëm

Lajmet e fundit>