Lajmet

Kush është ransomware i cili grumbulloi 3.7 milion dollarë në pesë muaj

Publikuar , 14 Janar 2019
0
Hulumtuesit pranë CrowdStrike dhe FireEye përllogarisin afro 3.7 milion dollar të adhura në bitcoin që nga muaji Gusht shpërndarë në 52 pagesa. Kush është ransomware i cili grumbulloi 3.7 milion dollarë në pesë muaj

Ransomware Ryuk jo vetëm që po tmerron gazetat por gjithashtu po bëhet mjaft fitimprurës për operatorët e tij.

Hulumtuesit pranë CrowdStrike dhe FireEye përllogarisin afro 3.7 milion dollar të ardhura në bitcoin që nga muaji Gusht shpërndarë në 52 pagesa.

Sulmi fillon me një infektim me maluerin TrickBot i cili jo vetëm fiton akses mbi kompjuterët por edhe ndihmon operatorët e ranswomare të përcaktojnë fuqinë blerëse të viktimës.

Në disa raste ato nuk e aktivizojnë fare Ransomware Ryuk përmes këtij malueri nëse kompania nuk është mjaftueshëm e madhe.

Operatorët janë tejet durimtarë. Ata presin deri në një vit për të parë nëse ja vlen të enkriptojnë të dhënat dhe të kërkojnë para në këmbim thotë FireEye.

Nuk dihet kush fshihet pas ransomware Ryuk por dy grupe sigurie hedhin poshtë mundësinë që janë nga Koreja e Veriut pavarësisht emërtimit që ka.

CrowdStrike sugjeron se janë Rusë. Gjithësesi ky biznes po shndërrohet në mjaft fitimprurës dhe problem kritik për kompanitë e mëdha dhe qeveritë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Mbrojtje e dobët përballë krimit kibernetik

Lajmet e fundit>