Harduer

Kush është telefoni i LG që do të ketë dy ekrane

Publikuar , 17 Janar 2019
0
LG shquhet për dizajnet e çuditshme të smartfonëve dhe do të vijë të krijojë telefonë të tillë. Kush është telefoni i LG që do të ketë dy ekrane

LG shquhet për dizajnet e çuditshme të smartfonëve dhe do të vijë të krijojë telefonë të tillë.

Vitin e kaluar G7 kishte altoparlantë të zhurmshëm, vibrim të shkëlqyer dhe teknologji haptike.

LG V40 që erdhi drejt fundit të vitit kishte jo tre, as katër por pesë kamera të pasme.

Sipas një raporti të CNET, telefoni i radhës LG, flagshipi LG G8, do të ketë një ekran të dytë.

Ai do të jetë një shtesë opsionale dhe do të dizajnohet i vazhdim i ekranit kryesor.

Sesi do të funksionojë dhe a do të shitet bashkë me telefonin nuk dihet.

Sipas CNET, kompania ka planifikuar ta sjellë në Kongresin Mobil Botëror në fund të muajit Shkurt. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Del në shitje televizori i parë 8K me çmim marramendës

Tags >

LG
Lajmet e fundit>