Analiza

Kush është telefoni me i shitur në botë

Publikuar , 28 Prill 2014
0
Kush është telefoni me i shitur në botë

nokia-1100-flash-fileA dini ju se telefoni më i shitur në botë nuk është një iPhone dhe asnjë një model Galaxy ? Aq surprizuese sa mund te jetë, me mbi 250 milion shitje në total, Nokia 1100 është aktualisht telefoni më popullor në botë. Dhe jo vetëm kaq, por Nokia 1100 është pajisja elektronike me e shitur në botë. Arsyeja për këtë popullaritet padyshim është çmimi i saj të cilin mund ta merrnit për 10 dollarë pa qenë nevoja e një kontrate.

Nëse ju pyesni se cilat janë specifikat e këtij telefoni, ju kujtojmë se ka pasur një ekran një ngjyrësh me mbështetje për 4 rreshta me shkrim dhe rezolucion 95 x 65 pixels. Nuk kishte shfletues, as kamerë, as të dhëna, thjesht ishte një telefon për të bërë thirrje dhe dërguar mesazhe. Kishte vetëm dy lojëra, njëra prej tyre ishte Loja Snake.

Në mes smartfonëve më të mirë, nuk është e habitshme se iPhone 5S është pajisja elektronikë më popullore në botë. Analistët numëruan 100 milion iPhone 5S të shitur, dhe ky numër do të vazhdojë të rritet dhe nuk do të habitemi nëse një ditë iPhone 5S do ta thyejë rekordin e shitjeve të Nokia 1100. Po edhe nëse do të ndodhte do të duheshin vite. Ndërkohë që ne nuk kemi asnjë të dhënë për smartfonin e dytë me shitjet më të larta, mesa kuptojmë duhet të jetë Samsung Galaxy S3. Që nga mesi i vitit 2013 dëgjuam se ishin shitur 50 milion të tillë, një numër ky që tashmë do të jetë rritur edhe më shumë.(PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Intel prezanton një procesorë 18 bërthamësh nën 1,000 dollarë

Lajmet e fundit>