Lajmet

Kush fshihet pas hakimit të iPhone të bosit të Amazon Jeff Bezos?

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 31 Janar 2020
0
Lajmi për hetimin e FBI-së erdhi pas raportimeve se iPhone i CEO të Amazon Jeff Bezos është hakuar nga princi Saudit Mohamed Bin Salman. Kush fshihet pas hakimit të iPhone të bosit të Amazon Jeff Bezos?

FBI ka hapur një hetim ndaj firmës Izraelite e njohur për krijimin e spyware NSO Group e cila besohet se është përfshirë në hakimin e disidentëve Sauditë dhe kompanive Amerikane raportoi agjencia e lajmeve Reuters.

Hetimi filloi në 2017-ën kur zyrtarët e FBI-së po kërkonin informacion nëse një kod që infektonte telefonët e përdoruesve ishte krijuar nga NSO.

Lajmi për hetimin e FBI-së erdhi pas raportimeve se iPhone i CEO të Amazon Jeff Bezos është hakuar nga princi Saudit Mohamed Bin Salman.

The Guardian raportoi në fillim të Janarit se përmes një videoje të dërguar nga Salman në telefonin e Bezos në WhatsApp ishte bërë i mundur hakimi i telefonit të këtij të fundit.

Hakimi mësohet të ketë ndodhur më 1 Maj 2018 pas një takimi që kishin pasur në Los Angeles Bezos dhe Salman.

Arabia Saudite ka mohuar akuza të tilla të cilat i ka quajtur të pabaza. Një raport i Kombeve të Bashkuara tregoi se sulmi me shumë gjasa është realizuar me një softuer të NSO. Firma e përgjimit është lidhur ngushtë me disa hakime të profilit të lartë në vitet e fundit.

Hulumtuesit e Universitetit të Torontos kanë gjetur 36 operatorë që përdorinin teknologjinë e NSO për të kryer sulme në 45 vende të botës. Në Maj të 2019-ës WhatsApp u hakua sipas Financial Times dhe hakerët kanë instaluar një spyware të NSO në disa telefonë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Dy probleme kritike sigurie e bëjnë përditësimin e Firefox të detyrueshëm