Harduer

Kush janë dy telefonët që do të prezantojë LG në fund të Shkurtit

Publikuar , 01 Shkurt 2019
0
LG raportohet se do të prezantojë dy telefonë të rinj: flagshipin e përvitshëm tashmë LG G8 dhe një model me 5G, LG V50 ThinQ 5G. Kush janë dy telefonët që do të prezantojë LG në fund të Shkurtit

Fundi i muajit Shkurt padyshim do të jetë interesant jo vetëm për Samsung por edhe homologun tjetër Korean Samsung. LG raportohet se do të prezantojë dy telefonë të rinj: flagshipin e përvitshëm tashmë LG G8 dhe një model me 5G, LG V50 ThinQ 5G.

Sipas ET News V50 ThinQ do të ketë ekran 6-inç dhe Snapdragon 855 7-nanometër, ftohje të lëngshme dhe bateri 4,000 mAh.

Më e rëndësishmja, ky telefon do të ketë 5G. Zakonisht ky model debuton në Vjeshtë dhe prezantimi në Kongresin Mobil Botëror është i papritur.

LG V40 debutoi vitin e kaluar në Shtator me katër kamera të pasme. Telefoni do të shitet në tregjet Amerikano-Veriore dhe ato Evropiane nga muaji Mars.

Më shumë rreth telefonit do të mësojmë më 24 Shkurt. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Bitcoin kapërcen kufirin e 4,000 dollarëve për herë të parë pas dy javësh

Tags >

LG
Lajmet e fundit>