Biznes

Kush janë kompanitë që kanë më së shumti Bitcoin në pronësi

Nga: PCWorld
Publikuar , 10 Qershor 2022
Të gjitha kompanitë e listuara në grafik janë të përfshira në biznesin e kriptomonedhave në një formë apo një tjetër. Kush janë kompanitë që kanë më së shumti Bitcoin në pronësi

Tesla investoi 1.5 miliardë dollarë në Shkurt të 2021 dhe pavarësisht kolapsit që pësoi tregu i kriptomonedhave gjatë muajit Maj, prodhuesi i makinave elektrike vazhdon të jetë një prej kompanive që ka sasinë më të madhe të bitcoin në pronësi.

Megjithatë sasia e bitcoin që Tesla ka as nuk i afrohet asaj të MicroStrategy. Sipas një grafiku të publikuar nga firma e statistikave Statista, kompania e inteligjencës së biznesit posedon 129,218 bitcoin ose thuajse katër herë më shumë se Tesla me 43,200 bitcoin.

Të gjitha kompanitë e listuara në grafik janë të përfshira në biznesin e kriptomonedhave në një formë apo një tjetër. Nëse këto investime do të kthejnë frytet e tyre, mbetet për tu parë. Aktualisht situata nuk duket edhe aq premtuese, por që tregu i kriptomonedhave ka kaluar momente edhe më të vështira në të kaluarën. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Policia në Malajzi shkatërron 1.2 milionë dollarë pajisje gërmimi Bitcoin me një rul ngjeshës