Lajmet

Kush janë parametrat e teknologjisë cloud

Publikuar , 07 Tetor 2012
0
Kush janë parametrat e teknologjisë cloud

Në të ardhmen e afërt, kur Wi-Fi të jetë i disponueshëm kudo dhe njerëzit të kenë akses në internet në çdo moment e vend që ndodhen, nuk do të ketë më rëndësi se çfarë kompjuteri përdorim apo sa shumë hapësirë ka hard disku jonë.

Të gjitha dokumentat si muzika, fotot, pra çdo gjë e jona do të ruhet në cloud (përdorimi i burimeve informatike si harduerë dhe softuerë që përbëjnë një shërbim në formën e një rrjeti).

Të paktën, këtë synojnë kompanitë serioze si Google, Amazon apo Microsoft. Ato janë gjithashtu në garë për teknologjinë e tyre cloud dhe hapësirën që ofrojnë. Me serverat e tyre ‘cluster’ ato mund të regjistrojnë madhësi të jashtëzakonshme të dhënash. 20 janë konkurrentët aktualë: DropBox, Box, Cubby, Mozy Stash dhe disa të tjerë.

Pyetjes se sa madhësi të dhënash mund të mbajë cloud-i është vështirë t’i përgjigjesh.

Kompani si Google apo Amazon nuk i bëjnë të ditura shifrat për shkak të konkurrencës.

Megjithatë, ne mund të arrijmë të bëjmë një supozim. Le të supozojmë se operatorët më të mëdhenj të cloud-it pra Facebook, Google, Amazon dhe Microsoft, ruajnë 300 petabytes të dhëna secila, atëhere cloud-i do të arrinte 1 exabyte. E frikshme apo jo?!

Llogaritet që kaq hapësirë do të mjaftonte për të ruajtur të gjitha dokumentat që zotëron njerëzimi.

Por, në terma më të thjeshta, sa e madhe është një exabyte?

1 exabyte = 1024 petabytes = 1 048 576 terabytes = 1 073 741 824 gigabytes = 1 099 511 627 776 megabytes

Kjo hapësirë do të thotë:

4.2 milionë Macbook Pro me HDD 256GB

16.8 milionë iPhone 4S me hapësirë (maksimalja) 64GB

LEXO EDHE:  Dropbox lançon menaxherin e fjalëkalimeve

213.4 milionë filma HD (me madhësi 5GB secili)

268.4 milionë Flash Drive me madhësi 4GB

1.6 miliardë CD me 80 minuta muzikë (700MB secila)

180.2 miliardë foto me rezolucion të lartë (6.1MB secila foto)

366.5 miliardë këngë tre minutëshe (3MB secila)

763 miliardë disketa (1.44MB secila). (PCWorld Albanian)