Lajmet

Kush janë vendet me internetin celular më të shpejtë në botë?

Publikuar , 17 Dhjetor 2018
0
Të dhënat janë marrë nga Ookla ku Shqipëria rënditet më mirë sesa vende si Gjermani, Franca, Spanja apo Shtetet e Bashkuara me shpejtësi prej 42.73Mbps. Kush janë vendet me internetin celular më të shpejtë në botë?

Norvegjia është vendi me internetin më të shpejtë celular në botë prej 67.17 Mbps. Islanda vjen në vendin e dytë me 67.05Mbps.

Shtatë vendet e para plotësohen nga Singapori me 57.28Mbps, Kanadaja me 56.37Mbps, Australia me 55.31Mbps, Holanda me 54.26Mbps dhe Emiratet e Bashkuara Arabe me 52.90Mbps.

Të dhënat janë marrë nga Ookla ku Shqipëria renditet më mirë sesa vende si Gjermani, Franca, Spanja apo Shtetet e Bashkuara me shpejtësi prej 42.73Mbps.

Shtetet e Bashkuara kanë internet mobil me shpejtësi prej 30.72Mbps.

Shpetësia e internetit celular pritet të rritet ndjeshëm në 2-3 vitet e ardhshme me hyrjen e rrjeteve të para 5G. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Mbi 300 të arrestuar në mbarë botën nën akuzën e pornografisë së fëmijëve

Lajmet e fundit>