Harduer

Kush ka nevojë për telefon me ekran me palosje kur mund të blini një me tastierë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 27 Shkurt 2019
0
Fxtec prezantoi telefonin Android Pro1 i cili vjen me aplikacionet Android që ju dëshironi por ka edhe një tipar ndryshe: një tastierë fizike QWERTY. Kush ka nevojë për telefon me ekran me palosje kur mund të blini një me tastierë

Një prej trendeve më të mëdha të kësaj jave kanë qenë telefonët me palosje që cilët u prezantuan në masë në Kongresin Mobil Botëror.

Samsung prezantoi Galaxy Fold, Huawei prezantoi Mate X dhe Oppo tregoi një prototip në fazat e para.

Megjithatë një kompani Londineze kishte menduar një koncept tjetër. Fxtec prezantoi telefonin Android Pro1 i cili vjen me aplikacionet Android që ju dëshironi por ka edhe një tipar ndryshe: një tastierë fizike QWERTY.

Ndërsa nuk është hera e parë që shohim një telefon Android me tastierë QWERTY, modeli i Fxtec është i pozicionuar në horizontalisht dhe jo vertikalisht.

Ekrani qëndron me kënd karshi tastierës e cila ka çdo buton që mund të prisni si Ctrl, Shift, Caps, Esc, Del e madje një rresht me numra.

Madje mund të navigoni në aplikacione duke përdorur butonët e shigjetave dhe të dërgoni mesazhe apo hapur aplikacione duke shtypur enter.

Ekrani i Pro1 është 5.99-inç me rezolucion 2160×1080 AMOLED. Fuqizohet nga procesori Qualcomm Snapdragon 835, 6GB RAM dhe 128GB memorie. Kamera e pasme vjen me sensor 12 dhe 5-megapiksel ndërsa ajo selfie 8-megapiksel.

Së fundi ka skaner të shenjave të gishtërinjve dhe bateri 3,200 mAh. Me pak fjalë është çdo që mund të kërkoni nga një telefon Android. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google do të vendosë Android-in në miliona makina falë partneritetit me aleancën Renault-Nissan-Mitsubishi

Lajmet e fundit>