Lajmet

Kush qëndron pas lajmeve të rreme në Maqedoni?

Publikuar , 23 Janar 2019
0
Maqedonia është një nga shtet e cila nuk e ka të rregulluar statusin e mediave online. Kjo për shkak se nuk ekziston ligj i veçantë që do të rregullonte punën e mediave online. Kush qëndron pas lajmeve të rreme në Maqedoni?

Në opinionin në Maqedoni janë krijuar dilema rreth asaj se rrjeti i lajmeve të rreme që plasohet në nivel global nga Maqedonia, e që së fundmi burim ka qytetin e Kumanovës, paraqet vetëm mundësi për të përfituar materialisht apo pas kësaj qëndrojnë struktura të caktuara politike.

Kjo vjen pasi Marten Shhnek, ‘gjahtar” i lajmeve të rreme nga Belgjika dhe ueb faqja holandeze “Nieuwscheckers.nl”, zbuluan një rrjet të qytetarëve nga Maqedonia, përkatësisht nga qyteti i Kumanovës, të cilët kanë shpërndarë lajme të rreme.

Sipas Shhnek, i punësuari në Armatën e Maqedonisë, Sllagjan “Cago” Bojkoski, së bashku me bashkëshorten e tij dhe një grup miqsh, për vite të tëra kanë shpërndarë lajme të rreme në internet, të cilat kanë të bëjnë me lajme të fabrikuara kundër myslimanëve, teori të ndryshme të konspiracionit, lajme të rreme rreth pedofilisë. Që të gjitha këto lajme të rreme, thuhet se kanë qenë në favor të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Si u bë Maqedonia qendër globale e keqinformimit pro Trumpit?

Sefer Tahiri, ligjërues në Fakultetin e Komunikimit në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, për Radion Evropa e Lirë thotë se Maqedonia do të jetë në mesin e shteteve kryesore që prodhojnë lajme të rreme, derisa të mbetet i parregulluar me ligj statusi i mediave online shkruan Radio Evropa e Lirë.

“Maqedonia është një nga shtet e cila nuk e ka të rregulluar statusin e mediave online. Kjo për shkak se nuk ekziston ligj i veçantë që do të rregullonte punën e mediave online, shpesh keqpërdoret dhe liria e mediave, keqpërdoret në kuptimin se mendohet se liria e shprehjes dhe e mediave është e pakufishme dhe nuk korrespondon aspak me përgjegjësinë, jo vetëm atë editoriale, por edhe atë profesionale, etike e kështu me radhë”.

LEXO EDHE:  Microsoft prezanton pajisjen 3,500 dollarëshe të realitetit virtual HoloLens 2

“Së këndejmi disa grupe të vogla, kryesisht të rinj e kanë keqpërdorur faktin se në Maqedoni nuk mund të sanksionohet lajmi i rremë, përkatësisht nuk dënohen, sepse siç thash nuk ekziston ligj i veçantë për mediat online”, thotë Tahiri.

Maqedonia ende pa reforma në media

Ndërkaq programuesi nga Belgjika, Marten Shhenk që ka hulumtuar se kush qëndron pas ueb-faqeve që plasojnë lajme të rreme, thotë se nuk beson se Rusia qëndron pas rastit “Bojkoski”, megjithëse shton se këtë situatë e ka shfrytëzuar në llogari të saj.

Ndërkaq, Ilija Xhugumallov, ekspert i komunikimit nga Këshilli Euroatlantik në Maqedoni, konsideron se shkalla e lartë e varfërisë ka bërë që persona të caktuar në Maqedoni, krijimin e lajmeve të rreme ta shohin si mundësi për të përfituar materialisht.

“Mendimi im personal përderisa nuk ka ndonjë hetim nga organet zyrtare, është se situata e rënduar socio-ekonomike në vend, përfitimi material është faktori kryesor që ka nxitur krijimin e lajmeve të rreme nga ana këtij grupi. Nuk besoj se ky grup ka pasur ndonjë kontakt të drejtpërdrejtë me Kremlinin. Ndoshta më vonë lajmet që u kanë shkuar për shtat atyre edhe janë përdorur”, thotë Xhugumallov.

Sefer Tahiri thotë se duhet pas parasysh dhe faktin se Maqedonia si shtet del nga një sistemi i një diktature mediatike dhe në rrethana të këtilla, grupe të caktuara e shfrytëzojnë situatën, duke ndërtuar të ashtuquajturën “industri të lajmeve të rreme”.

Eksporti i “lajmeve të rreme” i rikthehet Maqedonisë

“Kjo ka ndodhur edhe për faktin se Maqedonia si shtet del nga një sistem i diktaturës edhe mediatike dhe jo vetëm atë politike, dhe çdo tentim për ndonjë kontroll , mbikëqyrje apo vëzhgim institucional ndaj mediave, shihet si cenim apo kërcënim i lirë së shprehjes”, thotë Tahiri.

LEXO EDHE:  Microsoft konfirmon datën e daljes në shitje të HoloLens 2

Ndryshe, në qendër të vëmendjes së mediave botërore, në nëntor të vitit 2016 ishte qyteti i Velesit si qendër e lajmeve të rrejshme që favorizonin Donald Trumpin, atë kohë si kandidat për zgjedhjet presidenciale amerikane.

Lajmet e fundit>