Blog

Kush po i vret gazetat?

Publikuar , 19 Korrik 2010
0
Kush po i vret gazetat?

Në tetor të vitit 2009, CEO i shërbimit të lajmeve Associated Press Tom Curly, tha se blogjet po largojnë sasi të mëdha të të hyrave nga krijuesit origjinal të përmbajtjeve. Në të njëjtën kohë, Rupert Murdoch thumboi blogerët duke thënë se ata do të shkaktojnë që ai dhe kompanai e tij News Corp, që e ka kompani amë Wall Street Journal dhe New York Post, të paguajnë “me kokë” nëse ata nuk mbahen nën kontroll.

Blogjet, portalet e mediat tjera si Facebook e Twitter i kanë bërë gazetat të jenë më relevante. Nëse dëshironi të jeni të informuar më shpejtë dhe me lajme të specifikuara, atëherë blogjet janë një resurs i shkëlyqer. Nëse dëshironi lajme më lokale, rreth rajoni të Shqipërisië apo Kosovës, mediat e shkruara nuk janë forma e parë parapëlqejnë përdoruesit për tu informuar, portalet si Telegrafi.com, Koha.net, gazetaexpress.com, Shekulli.al, balkanweb.com, top-channel.tv, noa.al e shumë të tjera janë forma më e shpejtë dhe më e mirë për ta për tu informuar me kohë dhe për të rejat më të fundit nga cilado fushë, qoftë politike, sportive apo argëtuese.

Secila prej portaleve ka shumë kategori në vete dhe sjellin lajmet më të fundit në gjuhën shqipe, por ka edhe faqe të dedikuara për lajme nga një fushë e caktuar siç është PCWorld Albanian, që përmes faqes së saj të dedikuar për teknologji sjell të rejat më të fundit botërore dhe vendore nga skena e IT-së tek lexuesit e saj të shumtë.  Pastaj ka edhe ueb faqe tjera specifike për lajme nga show bizi e sporti, apo edhe media informimi mund të llogariten edhe forumet.

Pastaj rrjetet sociale si Facebook e Twitter po na informojnë për shumë çka prej shumë burimeve, qofshin ato lajme apo edhe aktivitete të rrethit të ngushtë që kanë të bëjnë me familjen.

LEXO EDHE:  Julian Assange përballet me 17 akuza kriminale në SHBA

Por pavarësisht të gjithë këtyre faktorëve që u than më lart, mediat e reja që janë të pranishme në botën e sotme nuk e kanë fajin për vdekjen e gazetave. Nuk po i vret Telegrafi e Balkanwebi gazetat tona, por në fakt janë reklamuesit ata që po vrasin mediumet e shkruara.

Ata janë larguar nga gazetat dhe kanë kaluar në botën e internetit për të reklamuar produktet e tyre dhe nuk e kanë ndërmend të kthehen. Në internet një reklamues ka mundësi më të mirë të vë në shenjestër shpenzimet e tija për reklamë. A mund të reklamosh në gazetë, reklama specifike vetëm për djem të interesuar në futboll? A mund të reklamosh një krem vetëm për femra më të moshuara? Apo a mund të reklamosh një birrë që paraqitet vetëm para përdoruesve mbi moshën 18 vjeçare? Në gazetë jo, e në internet kjo është diçka tjetër.

Anembanë botës ka rënie të reklamave nëpër gazeta por në internet, radio e televizon vazhdimisht ka rritje. Edhe reklamat në ueb kanë shënuar rritje dhe atë me një shkallë prej 7.5 për qind, sipas disa raporteve të industrisë.

Pavarësisht të gjithave gazetat ende tërheqin më shumë euro e lek sesa uebi, por kjo pritet të ndryshojë. Raporti vjetor i PricewaterhouseCoopers rreth trendeve të mediave raporton se reklamat në ueb vitin e kaluar kanë arritur në një shifër totale prej 24.2 miliard dollarë. Newspaper Association of America raportoi 24.82 miliard dollarë të hyra në vitin 2009. Në fund të vitit kjo mund të ndryshojë, uebi mund të dal lider.

Edhe pse këto janë raporte ndërkombëtare, trende të ngjashme pritet të paraqiten edhe në Kosovë e Shqipëri, megithëse ende nuk ka ndonjë raport për këto çështje, vetë përdoruesit mund të vërejnë praninë e reklamave në portale dhe në gazeta. Gazetat si Koha Ditore, Kosova Sot, Shekulli, Panorama, janë disa prej gazetave që në Kosovë e Shqipëri dominojnë për sa i përket numrit të reklamave që përmbajnë në faqet e tyre, por ka edhe të tjera që renditen në këtë mes.

LEXO EDHE:  Shënjestra e radhës së Bashkimit Evropian janë platformat dhe publikuesit e video lojërave

Megjithatë zgjerimi i reklamimit në ueb është edhe mirë e edhe keq për gazetat. Tani jemi të gjithë dëshmtiarë sesi koncentrimi më i madh i të gjithave po bëhet online. Bam kërcet diçka në Mitrovicë dhe gjersa mediat e shkruara nuk kanë mundësi të publikojnë diçka, brenda minutit online përhapet lajmi. Ole e fitoi Spanja kampionatin botëror, të gjitha portalet e ueb faqet e ndryshme shqip e të huaja e postojnë lajmin brenda sekondit. Mediat e shkruara edhe këtu dështojnë… jo për fajin e tyre por për shkak të kohës në të cilën sot po jetojmë.

Në Kosovë online më së shumti vizitohet telegrafi që është ende lider, por edhe mediumet e shkruara si Koha Ditore me portalin e saj Koha, pastaj Gazeta Express me gazetaexpress.com, Zeri me zeri.info, shekulli me shekulli.al, balkanweb.com, top-channel.tv e të tjerë e të tjera janë duke u zhvilluar gradulisht dhe çdo ditë e më shumë po u rriten vizitorët. Me të njëjtin trend rritjeje janë edhe portalet specifike si PCWorld Albanian e të tjerë për lajme të caktuara. Vetëm shikoni në alexa.com dhe e vëreni renditjen e së cilës faqe dhe mund të kuptoni përafërisht me çfarë shkalle po ecet para online.

Me mijëra njerz i vizitojnë këto faqe në baza ditore. Këtu duhet t’i kthehemi edhe një herë akuzës së blogjet po vrasin gazetat e në fakt sigurisht edhe ju pajtoheni se të dy janë duke zgjeruar audiencat dhe në përgjithësi ka milion vizitor në ueb për të dy taborret.

Por gjersa mediumet kanë avantazhin e tregimit të ngjarjeve, të hyrat online për ta janë të ulëta dhe si të tilla këto të hyra nuk janë të mjaftueshme për të mbështetur punën që ata bëjnë. Lekët e mëdhenj i mer Google. Keni parasysh këtu një gjë: Ju e bleni gazetën Kohën Ditore apo Shekulin për ta lexuar, por online nuk paguani asgjë. Këtu pika kritike për të hyrat online dhe në të shkruar. New York Times për shembull ka një form abonimi online pë lexim, por ajo gjeneron vetëm një fraksion të të hyrave në krahasim me ato që gjenerohen nga printi.

LEXO EDHE:  Shqipëria me numër të lartë gazetarësh krahasuar me Evropën

Huffington Post për shembull është blogu më i sukseshëm në botë, me më shumë se 12 milion vizita unike në muaj. Ky trafik tejkalon organizatat tradicionale të lajmeve si Washington Post, Wall Street Journal e New York Times, me disa milion vizita më shumë, por pavarësisht suksesit të hyrat janë relativisht të ulëta. Ajo vitin që shkoi gjeneroi vetëm 15 milion dollarë, por mban shpresa që këtë vit t’i dyfshiojë të hyrat. Në anën tjetër New York Times ka të hyra vjetore nga online mes 150 dhe 175 milion dollarë.

Keni parasysh se çmimet online për reklama dallojnë mjaft shumë prej atyre të shkruara, megjithëse secili ka politikat e veta të marketingut. Realisht marketingu online tek ne ka filluar të aplikohet para më pak se 2 viteve, kurse para kësaj periudhe ka pasur pak ose më mirë thënë hiq. Pavarësisht kësaj edhe pse marketingu online tek ne është ende në nive të ulët ka trende pozitive që sinjalizojnë rritje.

Por a do të thotë kjo pas të gjitha atyre që u than se online po e mbyt gazetën? Realisht problemi nuk qëndron me lajmet dhe format e lajmeve, por me lekët. Po të kishte lekë e euro sa duhet për të gjithë, askush nuk do të ishte ankuar…. Çfarë mendoni ju?

Lajmet e fundit>