Lajmet

Kushte të reja për privatësinë nga ofruesit e shërbimit të internetit

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 24 Shtator 2019
0
Për ofruesit e shërbimeve të komunikimeve elektronike udhëzimi sanksionon se duhet të ofrojnë informacion për çdo procedurë të vendosur prej tyre mbi matjen dhe drejtimin e trafikut me qëllim shmangien e ngarkesës ose mbingarkesës së lidhjeve të rrjetit, si dhe se si këto procedura mund të ndikojnë në cilësinë e shërbimit. Kushte të reja për privatësinë nga ofruesit e shërbimit të internetit

Nga një janari 2020 pritet që të hyjë në fuqi dhe të zbatohet një udhëzim i ri që ka në thelb përcaktimin e rregullave të përgjithshme të menaxhimit të trafikut të komunikimeve si dhe mbrojtjen e të drejtave të përdoruesve. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nxjerrë për konsultim dokumentin i cili në 9 pika të tij vendos detyrimet  e reja për rregullatorin si dhe operatorët e tregut.

Lidhur me çështjen e ruajtjes së privatësisë udhëzimi nënvizon në pikën shtatë se me qëllim mbrojtjen e të drejtave të përdoruesve, ofruesit e shërbimeve të aksesit në Internet marrin masa që kontratat që përfshijnë shërbime të aksesit në Internet të saktësojnë minimalisht informacionin mbi impaktin e mundshëm që mund të kenë masat për menaxhimin e trafikut, të aplikuara nga ofruesi mbi cilësinë e shërbimeve të aksesit në Internet, mbi jetën private të përdoruesve fundor dhe mbi mbrojtjen e të dhënave të tyre personale.

Të japin shpjegim të qartë dhe të kuptueshëm të pasojave që mund të vijnë si rezultat i kufizimeve të volumit, shpejtësisë dhe të parametrave të tjerë të cilësisë së shërbimit, për shërbimet e aksesit në Internet dhe në veçanti mbi përdorimin e përmbajtjeve, aplikacioneve dhe shërbimeve, një shpjegim të qartë dhe të kuptueshëm të pasojave në rastet e optimizimit të trafikut dhe shpejtësisë së aksesit. Kontrata e pajtimtarit përmban informacion mbi zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në rast të shkeljeve të përsëritura apo mospërmbushjes së cilësisë së shërbimit të kontraktuar” thuhet në udhëzim.

Po kështu ofruesit e shërbimeve të aksesit në Internet duhet që sipas udhëzimit të parashikojnë procedura transparente, të thjeshta dhe efikase për të trajtuar ankesat e përdoruesve fundor, publikohen në faqen e tyre të internetit dhe vihen në dispozicion në pikat e shitjes.

LEXO EDHE:  AKEP i dorëzon Vodafone Albania frekuencat e reja, pritet rritja e shpejtësisë së internetit

Për ofruesit e shërbimeve të komunikimeve elektronike udhëzimi sanksionon se duhet të ofrojnë informacion për çdo procedurë të vendosur prej tyre mbi matjen dhe drejtimin e trafikut me qëllim shmangien e ngarkesës ose mbingarkesës së lidhjeve të rrjetit, si dhe se si këto procedura mund të ndikojnë në cilësinë e shërbimit.

Lidhur me kontratën që dakordësohet mes palëve përdorues fundor dhe ofrues i shërbimit udhëzimi saktëson se ajo përfshin kushtet dhe karakteristikat tregtare e teknike të shërbimit të aksesit në Internet, si për tarifat, volumin e të dhënave ose për shpejtësinë e lidhjes, si dhe praktikat tregtare të aplikuara nga ofruesit e shërbimeve të aksesit në Internet. /Monitor

Lajmet e fundit>