Lajmet

“Kutia e Shërbimeve Publike”, aplikacioni ku qytetarët do të regjistrojnë ankesat e tyre

Publikuar , 03 Dhjetor 2014
0
“Kutia e Shërbimeve Publike”, aplikacioni ku qytetarët do të regjistrojnë ankesat e tyre

big_niko_peleshi_deklarateDuke filluar nga sot, qytetarët e Republikës së Shqipërisë, do të kenë në dispozicion “Kutinë e Shërbimeve Publike”, një instrument më tepër për të kontrolluar dhe për ti kërkuar llogari qeverisë dhe çdo institucioni të zyrave të shtetit. Më konkretisht, “Kutia e Shërbimeve Publike” është  një aplikacion në faqet Facebook të ministrive, por edhe dhe të kryeministrit, ku qytetarët do të mund të regjistrojnë ankesat dhe denoncimet  e tyre për çdo problem që hasin gjatë marrjes së një shërbimi në zyrat e shtetit.

Kjo nismë është prezantuar sot nga Zv.Kryeministri i Shqipërisë, Niko Peleshi, i cili ka pohuar se  përmirësimi dhe modernizimi i shërbimeve publike është një prioritet. “Ne jemi të vetëdijshëm se zvarritjet, paaftësia dhe korrupsioni që sigurisht nuk janë zhdukur do të mund të luftohen nëpërmjet modernizimit dhe inovacionit të shërbimeve publike”- ka deklaruar Peleshi.

“Kutia e Shërbimeve Publike” është një aplikacion që vetëm pararend  reformën e shërbimeve publike që është duke u projektuar dhe do të fillojë të aplikohet dhe të implementohet në të gjithë zyrat e shtetit. Përtej modernizimit, ne kemi gjithashtu nevojë edhe për bashkëpunimin e qytetarëve. Ne kemi nevojë për qytetarë aktivë , kemi nevojë për qytetarë që nuk pajtohen me mentalitetin  e vjetruar të zyrave të shtetit në shumë raste. Ju ftojmë të përdorni këtë instrument të ri, këtë aplikacion të ri, kutinë e shërbimeve publike si një mundësi për të ushtruar presionin e nevojshëm pozitiv, duke rritur transparencën, duke zbuluar për mirë apo për keq çdo rast të një reagimi jo të përshtatshëm, të  një zyrtari, apo një zyre, apo një institucioni të shtetit, sepse në këtë mënyrë duke bashkëpunuar, nga njëra anë përmes modernizimit dhe nga ana tjetër përmes presionit që vjen nga ngritja e zëri qytetar, nga  qytetarët tanë aktivë, ne do të mund  të modernizojmë por dhe të rritim cilësisht shërbimet publike”-ka pohuar Peleshi në një konferencë për mediat. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Microsoft lançon Xbox Live për lojërat Android dhe iOS

Lajmet e fundit>