Lajmet

Kuvendi i Kosovës aprovon ndryshimin e kodeve telefonike

Publikuar , 06 Shtator 2012
0
Kuvendi i Kosovës aprovon ndryshimin e kodeve telefonike

Kuvendi i Kosovës miratoi sot rezolutën për ndryshimin e prefiksit kombëtar në +355.

Sipas Rezolutës së miratuar, Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të marrë vendim për zëvendësimin e tri kodeve telefonike aktuale, atë të Serbisë +381, atë të Monakos +377 dhe të Sllovenisë +386, që i shfrytëzon Kosova me kodin telefonik të Republikës së Shqipërisë.

Rezoluta e paraqitur nga Agim Kuleta u miratua me shumicë votash nga kuvendi i Kosovës.

Ky konsiderohet një hap mjaft i rëndësishëm për Kosovën dhe qytëtarët e saj pasi ndryshimi i prefiksit ka përparësi përsa i përket aspektit politik, ekonomik si dhe aspektit të sigurisë.

Vendimi për ndryshimin e prefiksit, vjen pasi deri më tani Kosova nuk ka patur një kod të sajin kombëtarë, por ka përdorur prefikse të huaja, si ato serbe, sllovene etj.

Sipas qeverisë së Kosovës, shfrytëzimi i këtyre prefikseve ka sjellë humbje të mëdha financiare.

Duke qenë se Kosova nuk është ende anëtare e OKB-së apo UNT-së (Unionit Ndërkombëtarë për Telekomunikacionin), ajo nuk mund të ketë një prefiks të sajin.

Duke patur parasysh koston e lartë të shfrytëzimit të kodeve të huaja gjithashtu lëvizjet e shumta të qytetarëve të Kosovës në drejtim të Shqipërisë si dhe anasjelltas, qeveria e këtij vendi morri vendimin për zëvendësimin e kodit telefonik +355. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  AMD prezantoi procesorin e parë 7-nanometër

Tags >

ptk
Lajmet e fundit>