Siguri

Kuvendi i Kosovës, caku i radhës i hakerëve serb

Publikuar , 11 Tetor 2011
0
Kuvendi i Kosovës, caku i radhës i hakerëve serb

Përveç faktit që siguria e ueb faqeve të Kosovës është në nivel të ultë dhe nuk po punohet asgjë për të shtuar sigurinë, një tjetër cicërim e lëshuar nga grupi i hakerëve serb Ahc Security Team ka publikuar një listë të administratorëve të ueb faqes së Kuvendit të Kosovës. Aty janë të listuar me emra dhe mbiemra administratorët si dhe me e-mail adresa përkatëse. 

Në ueb faqe të Kuvendit të Kosovës www.assembly-kosova.org është vendosur në header një titull nacionalist dhe një video me burim nga YouTube me himnin e Serbisë, ndërsa struktura e ueb faqes është jashtë funksionit normal.

Në anën tjetër gjersa po shikonim profilin e këtij grupi të hakerëve në Twitter vërejtëm edhe një cicërim që theksonte qasjen e tyre në serverin e IPKO’s, megjithatë duket se këta të fundit ishin më të shpejt dhe e evituan problemin menjëherë. 

E gjersa ne postuam këtë artikull online, administratorët mesa duket po flejë dhe hakerët serb po shëtitën lirshëm nëpër ueb faqet e Kosovës. E ky, nuk është sulmi i parë ndaj ueb faqes së Kuvendit të Kosovës /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Aplikacioni Telegram në desktop ekspozon adresat IP të përdoruesve

Lajmet e fundit>