Analiza

Ky aplikacion ka kaluar edhe Facebook për nga numri i shkarkimeve

Publikuar , 05 Nëntor 2018
0
Konkretisht është më i shkarkuar se Facebook, Instagram, Youtube dhe Snapchat në instalimet mujore gjatë Shtatorit. Ky aplikacion ka kaluar edhe Facebook për nga numri i shkarkimeve

Aplikacioni i blerë pak javë më parë Musical.ly i kompanisë Kineze ByteDance ka filluar të japë frytet e veta.

Musical.ly u shkri me aplikacionin video të kompanisë TikTok dhe kjo shkrirje bëri që aplikacioni të kryesonte listën e më të shkarkuarve përpara atyre të Facebook.

Konkretisht është më i shkarkuar se Facebook, Instagram, Youtube dhe Snapchat në instalimet mujore gjatë Shtatorit.

Sipas të dhënave të firmës Sensor Tower, instalimet e TikTok ishin më të larta.

TikTok kishte 3.81 milion shkarkime ndërsa Facebook 3.53 milion shkarkime.

Në Qershor u tha se TikTok, i njohur si “Douyin” në Kinë, kishte 500 milion përdorues aktivë në 150 vende të botës. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Samsung zbulon planin ambicioz me ekranet e smartfonëve

Tags >

TikTok
Lajmet e fundit>