Harduer

Ky është Microsoft Surface Laptop 2

Oct 3 2018
0 Shpërndarje
Shefi i produktit pranë Microsoft e përshkroi tastierën e laptopit si më të mirën dhe një prej tipareve më të spikatura të tij. Ky është Microsoft Surface Laptop 2

Një tjetër lajm i pritur nga Microsoft ishte prezantimi i laptopit Surface 2. Edhe njëherë tjetër ashtu si Surface Pro 6, ndryshime në pamjen e jashtme mungojnë.

Në fund të fundit laptopi është pajisja më e preferuar dhe e pëlqyer në familjen Surface.

Shefi i produktit pranë Microsoft e përshkroi tastierën e laptopit si më të mirën dhe një prej tipareve më të spikatura të tij.

Ashtu si Surface Pro 6, laptopi vjen në ngjyrë të zezë dhe të reja gjenden vetëm në brendësi të tij.

Panay tha se laptopi do të jetë 85% më i shpejtë sesa paraardhësi falë gjeneratës së 8-të Quad Core të procesorëve Intel.

Bateria ka një jetëgjatësi impresionuese prej 14.5 orësh. Ekrani i laptopit është më i shkëlqyeshëm dhe ka rezolucion më të lartë.

Porositë hapen ditën e sotme për 899 dollarë ndërsa shitjet më 16 Tetor. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>