Harduer

Ky është Microsoft Surface Pro 6

Oct 3 2018
0 Shpërndarje
Microsoft tha se ekrani i Surface Pro 6 ka 267 piksel për çdo inç, më i larti në një tablet Surface Pro. Ky është Microsoft Surface Pro 6 Photo Source: Microsoft

Surpriza? Jo aspak. Microsoft prezantoi ditën e djeshme në aktivitetin e harduerit linjën e re të rifreskuar të produkteve Surface.

I pari ishte Surface Pro 6. Siç pritej tableti laptop është thuajse identik me paraardhësin me përjashtim të një ngjyre të re të zezë.

Shefi i produktit të Microsoft Panos Panay doli në skenë tha se Surface Pro është vlerësuar maksimalisht nga 99% e konsumatorëve të saj.

Ndryshimet që keni pritur janë vetëm në brendësi. Sipas Panay, pajisja është 67% më e shpejtë sesa paraardhësi dhe do të ketë një jetëgjatësi baterie prej 13.5 orësh.

Microsoft gjithashtu tha se ekrani i Surface Pro 6 ka 267 piksel për çdo inç, më i larti në një tablet Surface Pro.

Hardueri i brendshëm mund të konfigurohet deri në 16GB RAM dhe SSD deri në 1TB.

Çmimet e Pro 6 fillojnë nga 999 dollarë për modelin bazik Core i5. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>