Harduer

Ky është Microsoft Surface Studio 2

Oct 3 2018
0 Shpërndarje
Ekrani 28-inç ka 38% më shumë shkëlqim dhe 22% më shumë kontrast falë 13.5 milion pikselave. Ky është Microsoft Surface Studio 2

Nga aktiviteti i mbajtur ditën e djeshme Microsoft prezantoi Surface Pro 6 dhe Surface Laptop 2.

Në mesin e tyre gjendej një produkt tjetër po aq i rëndësishëm si Surface Studio 2.

Konkurrenti inovativ i iMac, Surface Studio ka një prej dizajneve më novatore që mund të gjeni tek një kompjuter desktop.

Ekrani 28-inç ka 38% më shumë shkëlqim dhe 22% më shumë kontrast falë 13.5 milion pikselave.

Ekrani me prekje ndjen 4,096 nivele presioni dhe ka përmirësuar ndjeshëm vonesat e bojës dixhitale.

Grafikat “Pascal” shoqërohen nga 2TB memorie SSD. Prania e grafikave Pascal të Nvidia përbën habi sepse kompania prezantoi së fundi arkitekturën Touring.

Për fat të keq Microsoft ka zgjedhur gjeneratën e 7-të të procesorëve Intel të cilët nuk janë më të fundit.

Kompania ka filluar të marrë porosi me modelin bazë që kushton 3,499 dollarë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>