Harduer

Ky është smartfoni që do tju bëjë ta harroni iPhone 11

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 29 Nëntor 2019
0
Analisti i mirënjohur i Apple Ming-Chi Kuo ka rikonfirmuar raportimet e mëparshme se Apple do të lançojë 5G tek të gjithë modelet e 2020-ës. Ky është smartfoni që do tju bëjë ta harroni iPhone 11

Linja e Apple iPhone 11 është padyshim një prej më të mirëve për 2019-ën. Por ende ka shumë hapësira për të përmirësuar.

Analisti i mirënjohur i Apple Ming-Chi Kuo ka rikonfirmuar raportimet e mëparshme se Apple do të lançojë 5G tek të gjithë modelet e 2020-ës.

Ai shpjegon se mbarë linja iPhone 12 do të ketë teknologjinë 5G mmWave dhe nën-6Ghz. Një implementim i tillë është i mirëpritur duke qenë se instalimet 5G variojnë sipas operatorëve dhe vendeve të ndryshme të botës, mmWave apo nën-6Ghz duke i dhënë telefonit një fleksibilitet ndërsa instalimi i rrjeteve 5G do të shtrihet në vitet e ardhshme.

Për më tepër Kuo shpjegon se Apple do të prezantoi një dizajn të ri antenash për 2020-ën që do të rrisë sinjalin celular quajtur Liquid Crystal Polymer (LCP). LCP për herë të parë u shfaq në iPhone X por Apple ka aplikuar vetëm një të tillë ndërsa iPhone e 2020 kanë tre.

Këtë vit iPhone 11 solli një kamër lider dhe jetëgjatësi të përmirësuar baterie megjithatë vijonin problemet me performancën celulare e cila së shpejti mund ti përkasë së kaluarës.

Ky është vetëm fillimi sepse Kuo ka raportuar që iPhone e 2020 kanë madhësi të ndryshme ekrani me frekuencë 120Hz, rikthim të Touch ID dhe një kamër 3D me rreze të gjatë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple konfirmon datën e prezantimit të iPhone 11

Lajmet e fundit>