Lajmet

Ky është superkompjuteri i ri më i fuqishëm në botë, sillet si një tru njerëzor

Publikuar , 05 Nëntor 2018
0
Ndryshe nga kompjuterët tradicional ai nuk funksion duke dërguar informacione nga pika A tek B-ja përmes një rrjeti standard. Ky është superkompjuteri i ri më i fuqishëm në botë, sillet si një tru njerëzor

Pas 12 vitesh punë për ndërtimin e tij dhe 15 milion paund investim, një super kompjuteri gjigand i cili sillet si një tru njerëzor ka hyrë në funksion.

Ndërtuar nga Universiteti i Mançesterit, SpiNNaker përbëhet nga 1 milion procesorë dhe mund të kryejë 200 trilion veprime në sekondë.

Ndryshe nga kompjuterët tradicional ai nuk funksion duke dërguar informacione nga pika A tek B-ja përmes një rrjeti standard.

Përkundrazi bazohet mbi arkitekturën paralele të komunikimit të trurit njerëzor duke dërguar sasi të vogla informacione në destinacione të ndryshme përnjëherë.

“Kemi krijuar një makineri e cila funksionon pak a shumë si truri njerëzor dhe jo si kompjuterët tradicionalë,” shprehej profesori Steve Furber pranë Universitetit të Mançesterit.

SpiNNaker është hapi i parë drejt krijimit të një modeli biologjik i cili gjithashtu do të ofrojë informacione për mënyrën sesi truri i njeriut funksionon. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Dell prezantoi monitorin e parë në botë 49-inç Quad HD

Lajmet e fundit>