Harduer

Ky është telefoni me teknologjinë e karikimit wireless më të shpejtë në botë

Nga: PCWorld
Publikuar , 15 Prill 2020
0
Kamera e pasme ka sensorin sony IMX586 prej 48-megapiksel shoqëruar nga një kamër 8-megapiksel ultra-wide dhe dy kamera 2-megapiksel për efekte speciale. Ky është telefoni me teknologjinë e karikimit wireless më të shpejtë në botë

Ndërsa OnePlus la gjurmë ditën e djeshme me debutimin e flagshipit të ri me teknologjinë e karikimit wireless 30W, kompania simotër Oppo bëri një lëvizje avantazhuese.

Prezantoi modelin Reno Ace 2, smartfonin e parë në botë me teknologjinë e karikimit wireless 40W që e quan “AirVOOC” dhe karikon baterinë 4,000 mAh për 56 minuta. Ashtu si paraardhësi Find X2 Pro, telefoni ka karikim 65W SuperVOOC 2.0 përmes kabllove duke reduktuar këtë proces në 30 minuta.

Gjithashtu mund të karikojë pajisje të tjera me teknologjinë 10W. Muajin e kaluar Xiaomi prezantoi teknologjinë e vet të karikimit wireless 40W për Mi 10 Pro dhe baterisë ju deshën 40 minuta për tu karikuar plotësisht.

Pjesa tjetër e Reno Ace 2 është ajo çfarë presim nga një smartfon flagship bazuar në platformën Snapdragon 865. Ka një panel 6.5-inç Full HD+ AMOLED me frekuencë rifreskimi prej 90Hz, 180Hz prekje dhe HDR10+. Kamera selfie hole-punch është 16-megapiksel.

Kamera e pasme ka sensorin Sony IMX586 prej 48-megapiksel shoqëruar nga një kamër 8-megapiksel ultra-wide dhe dy kamera 2-megapiksel për efekte speciale.

Reno Ace 2 vjen në tre ngjyra: gri, argjendte dhe purpurt dhe kushton 570 dollarë për modelet 8GB RAM deh 128GB memorie dhe 650 dollarë për 12GB RAM dhe 256GB memorie. Karikuesi wireless kushton 35 dollarë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Operatorët celularë rikthejnë paketat e vjetra