Harduer

Ky është telefoni që ndryshon ngjyrën me një të shtypur butoni

Nga: PCWorld
Publikuar , 07 Shtator 2020
0
Kompania thotë se mund të arrijë këtë efekt duke përdorur xham “elektrokromik”, të njëjtën teknologji që OnePlus aplikoi me telefonin Concept One për të fshehur kamerën e pasme kur nuk përdorej. Ky është telefoni që ndryshon ngjyrën me një të shtypur butoni

Vivo është duke ndërtuar një prej telefonëve më të bukur që kemi parë. Në një video të postuar në rrjetin social Kinez Weibo, kompania konfirmon se telefoni i ri emri i të cilit nuk është konfirmuar ende, mund të ndryshojë ngjyrën me një të shtypur butoni.

Kompania thotë se mund të arrijë këtë efekt duke përdorur xham “elektrokromik”, të njëjtën teknologji që OnePlus aplikoi me telefonin Concept One për të fshehur kamerën e pasme kur nuk përdorej.

Në konceptin e OnePlus, sinjali elektrik përdorej për të shndërruar xhamin nga transparent në ngjyrë të errët.

Implementimi i Vivo duket të jetë një hap më tutje, kësaj here përdorimi i teknologjisë për të ndryshuar ngjyrën e xhamit të pasmë.

Disa video janë publikuar në Weibo që tregon ndryshimin e ngjyrës, por duhet të jeni të regjistruar për ti parë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ky është telefoni me teknologjinë e karikimit wireless më të shpejtë në botë