Lajmet

WinRAR ju ka lënë të ekspozuar sigurinë për 19 vite me radhë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 21 Shkurt 2019
0
WinRaR veproi me shpejtësi duke adresuar problemin me versionin 5.70 beta duke hequr suportin për arkivat ACE. WinRAR ju ka lënë të ekspozuar sigurinë për 19 vite me radhë

E mbani mend atë softueri e fillim viteve 2000 që përdorej për të ekstraktuar skedarët .zip dhe thuajse çdo skedar në kompjuterin Windows?

WinRaR vazhdimisht shqetëson përdoruesit me atë njoftimin acarues për ta blerë dhe klikonit “next time” për ta hequr.

Softueri ka mëse 500 milion përdorues dhe hulumtuesit e Check Point Research kanë zbuluar një problem sigurie 19 vjeçar në të.

Në një postim të detajuar në blog, Check Point shpjegon se duke ndryshuar emrin e një skedari ACE në .rar hakerët mund të manipulonin WinRaR për të ekstraktuar një maluer në folderin e ndezjes së kompjuterit.

Malueri më pas do të aktivizohej sa herë që ndizni kompjuterin. WinRaR veproi me shpejtësi duke adresuar problemin me versionin 5.70 beta duke hequr suportin për arkivat ACE.

Si duket kompania kishte përdorur mjetet e një pale të tretë për të ekstraktuar arkivat ACE, një mjet i pa përditësuar që nga 2005.

Megjithatë nuk është raportuar asnjë sulm duke përdorur këtë problem. Por 500 milionë përdorues ka qëndruar të ekspozuar për plot 19 vite dhe vetëm ky fakt të tremb.

Nëse jeni ende pjesë e miliona njerëzve që ende përdorin WinRaR atëherë bëni mirë të përditësoni sa më parë. Mësimi: Ajo çfarë keni bërë në kompjuter 20 vite më parë mund tu kthehet pas sot. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  I riu nga Kosova dënohet me burg për shpërndarjen e propagandës së ISIS në rrjetet sociale

Lajmet e fundit>