Harduer

Ky smartfon ka një kamër selfie të pazakontë

Publikuar , 07 Shkurt 2019
0
Por kishte një disavantazh ishte vetë 8-megapiksel. Kamera 32-megapiksel do të jetë gjithashtu një test nëse koncepti i Vivo ja vlen. Ky smartfon ka një kamër selfie të pazakontë

Kompania Kineze e elektronikës Vivo njoftoi ditën e sotme se smartfoni i ardhshëm Vivo 15 Pro do të ketë kamër selfie 32-megapiksel me një mekanizëm “pop-up”.

Telefoni do të prezantohet zyrtarisht më 20 Shkurt, pak ditë përpara startit të Kongresit Mobil Botëror në Barcelonë të Spanjës.

Detajet e tjera rreth telefonit mungojnë. Konceptin e telefonit me kamër selfie që shfaqet kompania e solli me Nex S vitin e kaluar.

Por kishte një disavantazh ishte vetë 8-megapiksel. Kamera 32-megapiksel do të jetë gjithashtu një test nëse koncepti i Vivo ja vlen.

Përtej kamerës, V15 Pro do të ketë skaner të shenjave të gishtërinjve nën ekran. Kompania përdor të njëjtën veçori edhe në Nex S.

Çmimi gjithashtu nuk dihet. Kompania gjithashtu do të prezantojë smartfonin Apex, telefonin prej xhami dhe pa porta në Kongresin Mobil Botëror. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Njihuni me telefonin pa porta Vivo Apex 2019

Tags >

Vivo
Lajmet e fundit>