Harduer

LaCie lanson USB SSD diskun më të shpejtë në botë

Publikuar , 20 Nëntor 2010
0
LaCie lanson USB SSD diskun më të shpejtë në botë

LaCie FastKey sjellë shpejtësi transferi prej 260 MB/s, që është më se e mjaftueshme për të vendosur 1,000 MP3 apo pesë skedarë DiVX nën një minutë.

“Sot shumica e flash disqeve, transferojnë numër të madh të imazheve dhe MP3 skedarëve, por kjo mund të merr disa minuta” tha Luc Pierart, Menaxher i Njësisë së Biznesit për Magazinim Perosnal pranë LaCie. “Me FastKey, transferimi i skedarëve të vegjël është i menjëhershëm. Ju mund të ruani në rezervë apo të shkëmbeni muzikën tuaj dhe fotot gjersa jeni duke dalë prej dere”.

Pajisja e vogël është gjithashtu edhe e bukur për sy dhe sipas asaj që shihet bëhet fjalë për mbështjellës nga alumini. Ai ofrohet në kapacitet prej 30, 60 dhe 120 GB, dhe secili prej versioneve ka softuer enkritpimi 256-bit të integruar. Çmimet fillojnë prej 150 dollarë. /pcworld.al

LEXO EDHE:  Radeon VII është karta e parë grafike 7-nanometër e AMD

Lajmet e fundit>