Lajmet

Lajme të këqija për përmbajtjet provokative, YouTube ndryshon politikat

Publikuar , 27 Janar 2019
0
Lajme të këqija për përmbajtjet provokative, YouTube ndryshon politikat

YouTube ka shtuar përpjekjet për të ndaluar përhapjen e videove toksike në platformë duke kufizuar shfaqjen e tyre në formën e rekomandimeve të përdoruesve.

Kompania përmes një postimi në blog ditën e Premte tha se do të adreson përmbajtjet që i afrohen kufijve të shkeljes së standardeve të komunitetit edhe pse mund të mos e kenë kaluar “vijën e kuqe.”

“Do të fillojmë të reduktojmë rekomandimet e përmbajtjeve që i afrohen kufijve të shkeljes, përmbajtje të cilat mund të keqinformojnë përdoruesit duke promovuar si kura mrekulli që shërojnë sëmundje të pashërueshme, pretendime se toka është e sheshtë apo pretendime manipuluese për ngjarje si 11 Shtator,” shkruante kompania.

Këto janë vetëm disa shembuj të cilat përfaqësojnë një numër të lartë videosh përhapur në platformë dhe që mund të shënjestrohen nga politika e re.

Sipas kompanisë politika ndikon vetëm 1% të të gjitha videove.

Kompanitë e medias social janë vënën përballë një lumi kritikash për përhapjen e keqinformimit dhe ekstremizmit online.

Në Nëntor Facebook bëri të ditura planet për të reduktuar vizibilitetin e postimeve sensacionale dhe provokative në kohështrirje (News Feed).

Një zëdhënës i YouTube mësohet të ketë thënë se kompania ka punuar prej një viti me politikën e re.

Vitin e kaluar kompania ka shpenzuar resurse substanciale për të pastruar platformën. Ka investuar në organizata mediatike duke promovuar vetëm media të cilat kanë një autoritet të provuar. Ka bashkëpunuar me Wikipedia për të kontrolluar faktet dhe teoritë konspirative shumë të përhapura e madje shpenzuar miliona dollarë për të sponsorizuar krijuesit e videove që promovojnë të mirën social.

Problemi në fakt është algoritmi i rekomandimeve të YouTube i cili është trajnuar përgjatë viteve për tu dhënë përdoruesve më shumë prej asaj çfarë kërkojnë. Nëse një përdorues shikon shumë teori konspirative, algoritmi i rekomandon edhe më shumë.

LEXO EDHE:  Edhe Telekomi Britanik refuzon pajisjet e Huawei

Vitin e kaluar drejtori i kërkimit pranë Universitetit të Kolumbias dokumentoi sesi një kërkim në YouTube pas atentatit të Parkland në Florida bëri që 9,000 video konspirative ti rekomandoheshin.

Me këtë ndryshim YouTube shpreson që të heqë përmbajtjet problematike nga rekomandimet. Por implementimi i një politike të tillë është e lehtë të thuhet e vështirë të arrihet.

Prej YouTube kërkohen resurse të mëdha njerëzore në mbarë botën të cilët i shikojnë videot dhe vendosin nëse kualifikohen në “kufinjtë e shkeljes.” Përgjigjet e tyre do të përdoren për të trajnuar algoritmin e YouTube.

Nuk dihet se cilat janë videot në kufijtë e shkeljes, ndërsa kompania vendosi të mbajë të fshehura detaje. A do të kontrollojë sistemi vetëm titullin e videos? Përshkrimin? /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>