Lajmet

Lajmërohet ardhja e aplikacionit të Outlook Web për Android

Publikuar , 02 Prill 2014
0
Lajmërohet ardhja e aplikacionit të Outlook Web për Android

outlook-web-app-androidËshtë e lehtë të gjesh telefonë me Android që ofrojnë ndërrim të e-mail-eve që duhet t’i përdorni në vendin e punës, por ata jo gjithmonë i ofrojnë të gjitha veçoritë e fundit. Ky nuk do të jetë problem edhe për shumë kohë, pasi që Microsoft sapo ka zbuluar planet për të sjell aplikacionin e uebit të Outlook-ut në platformën e Google gjatë këtij viti.

Sikur versioni i lëshuar për iOS në vitin 2013, lëshimi për Android duhet t’iu mundësojë që të përdorni teknologjinë e Office 365 e cila gjë mund të mos punojë tek softuerët e e-mail-eve të palës së tretë.

Aplikacioni mund të mos jetë ndonjë risi e rëndësishme për ju, por ai do të mund të bëhej çelës për përdorimin e telefonit tuaj të parapëlqyer për punë në vend se të kaloni në harduerin e aprovuar nga kompania. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Përmbajtjet ekstremiste një sfidë për kompanitë e mediave sociale

Lajmet e fundit>