Analiza

Lajmet po lexohen më shumë online sesa në gazeta

Publikuar , 14 Mars 2011
0
Lajmet po lexohen më shumë online sesa në gazeta

Burimet nga interneti tani janë shumë pak larg popullaritetit të lajmeve në TV, dhe distanca mes tyre çdo ditë e më shumë po ngushtohet. Sipas rezultateve të Pew, 47 për qind e konsumatorëve po pranojnë lajme nga një celularë i mençur apo nga një pajisje mobile, dhe atë zakonisht për informata të shpejta siç janë qarkullimet e trafikut apo moti.

Tableti gjithashtu ka luajtur një rol dhe ishte në mesin e produkteve me adoptim rapid; në janar rreth 7 për qind e Amerikanëve kishin një iPad apo një tjetër tablet, që është dyfish më shumë krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar.

Sipas raportit, gazetat po vdesin dhe ato veçse kanë humbur rreth 30 për qind të stafit të tyre gjatë dekadës së kaluar, kurse një gjë që duhet përmendur është fakti se gazetat po bëhen çdo ditë e më shumë të varura nga thithës të lajmeve si Google News apo veglat sociale Facebook, RSS apo Twitter, ku lexuesit mund të shohin titujt më të fundit pa ndihmuar burimin origjinal të lajmit në të hyra apo rezultate të shikimit të lajmit. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Orët inteligjente, Apple udhëheq bindshëm

Lajmet e fundit>