Lajmet

Lajmi i lindjes së trashëgimtarit mbretëror anglez bëhet shkak sulmesh kibernetike

Publikuar , 19 Gusht 2013
0
Lajmi i lindjes së trashëgimtarit mbretëror anglez bëhet shkak sulmesh kibernetike

prince-george-100050526-largeSipas kërkuesve tek Trend Micro, sulmuesit akoma po përdorin lajmet mbi lindjen e trashëgimtarit mbretëror anglezë për të infektuar përdorues në Ueb. Që nga 22 korriku kërkuesit identifikuan një numër të lartë të mesazheve të infektuara që lidheshin me lindjen e Princit.

Në deklaratë ata gjithashtu shtuan se shpejtësia e rritjes së këtyre kodeve dashakeqëse ishte marramendëse. Sipas kërkuesve klikimi në lidhje të ndryshme nëpër e-mail do të nxiste një numër të lartë lidhjesh në atë që quhet Vrima e Zezë (BHEK) e shpërhapjes së viruseve të infektuara.

BHEK është një faqe që sulmuesit kibernetike e përdorin për të vendosur se cili version i softuerit përdoret nga viktima me qëllim që po kjo faqe të dërgojë kodin e duhur të infektuar. Në këtë rast, skripti që inicion drejtimin identifikohet si JS JS_OBFUSC.BEB. Ky lloj sulmi ka si target dy dobësi të Java: CVE-2013-1493 dhe CVE-2013-2423. Të dyja këto dobësi janë arnuar nga Oracle , edhe pse shumica e njerëzve punojnë me versione të vjetra të Java, vazhdojnë deklaratën kërkuesit. Sulmuesit marrin shkas nga një ngjarje e madhe që bën bujë në botë, si Maratona e Bostonit apo zgjedhja e Papës dhe i shfrytëzojnë këto informacione për të sulmuar viktimat e tyre.

“Ajo që ne e quajtëm BHEK nuk limitohet vetëm tek lajmi i lindjes së fëmijës mbretërore. Por sulme të tjera shoqëruese përfshijnë dhe lajme të tjera të kohës që tërhoqën vëmendjen e publikut , thanë kërkuesit.” “Këto mesazhe kanë imazhin e një artikulli nga CNN, por klikimi mbi to do të inicionte drejtime infektive njësoj si tek rasti i lindjes së fëmijës.”

LEXO EDHE:  Teknologjia super e shpejtë e USB vjen gjatë 2019-ës tek kompjuterët desktop

Lajmet e fundit>