Biznes

Lajmi se Bill Gates ka blerë një jaht 600 milionë dollarësh përgënjeshtrohet nga kompania prodhuese

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 11 Shkurt 2020
0
Në Monako ky jaht u prezantua për të nxitur dhe inspiruar industrinë e klientët drejt një të ardhmeje më të mirë. Lajmi se Bill Gates ka blerë një jaht 600 milionë dollarësh përgënjeshtrohet nga kompania prodhuese

Miliarderi Bill Gates nuk ka blerë një super-jaht luksoz me motor prej hidrogjeni tha kompania Sinot për BBC.

Gjatë fundjavës u raportuar se Gates ka blerë një mjet luksoz lundrimi prej 644 milionë dollarësh. Kompania e cila prodhon këto jahte tha se nuk ka një marrëdhënie biznesi me Bill Gates.

Gjithashtu shtoi se koncepti i jahtit i quajtur Aqua nuk ka të bëjë fare me Gates. “Aqua është një koncept nën zhvillim i cili nuk i është shitur Gates,” tha një përfaqësues i kompanisë.

Në Monako ky jaht u prezantua për të nxitur dhe inspiruar industrinë e klientët drejt një të ardhmeje më të mirë.

Mjeti koncept i lundrimi do të ishte 112 metra i gjatë dhe të përshkojë 7,000 km me shpejtësi 30 km/h. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Microsoft bën atë që nuk pritej me Windows 7