Harduer

Lamborghini sjell telefonin luksoz 6.000 $

Publikuar , 15 Dhjetor 2014
0
Lamborghini sjell telefonin luksoz 6.000 $

2eb767Nëqoftëse ju jeni duke kërkuar një telefon që ti përshtatet jetës tuaj luksoze atëherë ju nuk mund të blini thjesht një iPhone që e kanë të gjithë, por diçka unike.

Për këtë ka menduar Lamborghini i cili ka krijuar një telefon luksoz të quajtur 88 Tauri dhe do të prodhohen vetëm 1.947 njësi të tilla.

88 Tauri, i cili është i mbështjellë nga lëkurë e cilësisë së parë dhe çelik i fortë, do të shkrepë ‘selfiet’ më luksoze të para ndonjëherë. Ata që duan të blejnë një të tillë duhen të kenë parasysh se përveç logos, Tonino Lamborghini nuk është e njëjta gjë me kompaninë e makinave Lamborghini.

Përsa i përket specifikave të telefonit, ai ka një ekran 5 inç dhe procesor 2.3GHz quad-core Snapdragon 801 të shoqëruar me 3GB RAM dhe 32GB memorie. Dhe për të ardhur tek çmimi mund të themi se është paksa ‘i kripur’…88 Tauri kushton plot 6.000$. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Njerëzit janë të lodhur nga telefonët e shtrenjtë

Lajmet e fundit>