Lajmet

Lamtumirë BlackBerry Messenger

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 31 Maj 2019
0
Lojalistët ende mund të shkarkojnë skedarë, foto deh video nga shërbimi ditën e sotme përpara se të zhduket përgjithnjë. Lamtumirë BlackBerry Messenger

Emtek lajmëroi ditën e sotme fundin e BlackBerry Messenger për konsumatorët. Dikur shërbimi shumë popullor i komunikimi i cili pati goxha sukses në fillimet e veta, filloi rënien së bashku me harduerin tek i cili debutoi.

Lançuar në 2005, të drejtat e licencimit të shërbimit u blenë nga konglomerati në Indonezi Emtek 11. Për shumë vite BBM u konsideruar produkti më i fuqishëm i BlackBerry ku disa lojalistë vijuan ta përdorin edhe në Android edhe iOS kur debutoi.

Por konkurrenca ishte e tepërt për BBM. Teknologjia ishte zhvendosur në masë nga BBM dhe BlackBerry. Thuajse çdo përpjekje dukej e pavlerë për gjigantin Kanadez të teknologjisë.

Lojalistët ende mund të shkarkojnë skedarë, foto deh video nga shërbimi ditën e sotme përpara se të zhduket përgjithnjë.

BBM Enterprise do të jetojë për përdoruesit e biznesit por vdekja e versionit konsumator duhet të shihet si fundi i një epoke të rëndësishme për smartfonët.

Faleminderit BBM për të gjitha mesazhet që na ndihmove ti shkëmbejmë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Kritikohet kërcënimi për censurë i faqeve të internetit

Lajmet e fundit>