Lajmet

Lamtumirë fjalëkalimeve në Windows 10

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 11 Korrik 2019
0
Funksioni “Make your device passwordless” është i disponueshëm vetëm për një numër të kufizuar përdoruesish aktualisht ndërsa me kalimin e javës më shumë do ta shohin. Duke qenë se është në “Fast Ring” mos u çudisni nëse ka diçka që nuk funksionon me të. Lamtumirë fjalëkalimeve në Windows 10

Luftën ndaj fjalëkalimeve Microsoft ka vendosur ta çojë drejt një niveli të ri. Kompania lançoi një version eksperimental të Windows 10-ës për insajderët “Fast Ring” i cili vjen me opsionin e kyçjes pa fjalëkalim në sistemin operativ.

Në opsionet “Sign-in” ai i fjalëkalimit nuk shfaqet fare. Për tu kyçur në kompjuter duhet të përdorni tre opsionet: Njohjen e Fytyrës me Windows Hello, skanerin e shenjave të gishtërinjve, një kod PIN ose një çelës fizik sigurie.

Nëse nuk keni aktivizuar Windows Hello, Microsoft do ju udhëzojë për konfigurimin e tij në qasjen e radhës.

Funksioni “Make your device passwordless” është i disponueshëm vetëm për një numër të kufizuar përdoruesish aktualisht ndërsa me kalimin e javës më shumë do ta shohin. Duke qenë se është në “Fast Ring” mos u çudisni nëse ka diçka që nuk funksionon me të.

Përtej këtij funksioni, ky ndërtim eksperimental i Windows 10-ës sjell funksionin e ndarjes së ekranit të smartfonit përmes aplikacionit Your Phone me më shumë pajisje Surface si Surface Pro 6 dhe Surface Laptop 2.

Gjithashtu me këtë version mund të krijoni aktivitete në aplikacionin e kalendarit direkt nga taskbari. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Twitter ndalon të gjitha reklamat politike

Lajmet e fundit>