Lajmet

Lamtumirë Google TV, përshëndetje Android TV

Publikuar , 11 Tetor 2013
0
Lamtumirë Google TV, përshëndetje Android TV

AndroidMarketGTV_610x343Google TV së shpejti mund të tërhiqet në disa brende të ndara, duke shkuar tërësisht me sistemin e vet operativ dhe riemëruar vetveten si Android TV.

Versioni i posaçëm televiziv, i përqendruar për media i Android-it ka qëndruar pasiv që kur mori përditësimin e vet Honeycomb në vitin 2011.

Nuk ka fjalë nëse ose kur Google është duke planifikuar të përditësojë Google TV nga versioni i tanishëm i Android 3.2, por zhvilluesit dhe bashkëpunëtorët harduerikë të Google kanë filluar që të largojnë përdorimin e emrit “Google TV” në favor të “Android TV”, raporton GigaOm.

Ribrendimi nuk është befasi, duke e ditur që Google ka treguar për CNET pas lëshimit të Chromecast në korrik që Google TV nuk ishte duke shkuar sipas mënyrës së Nexus Q.

“Google TV është duke shkuar përpara në një rrugë madhore,”- tregoi për CNET shefi i Chrome dhe Android, Sundar Pichai. Google, tha ai, planifikoi të lajmërojë më tepër bashkëpunëtor harduerikë për Google TV në CES.

Është e mundshme që ngjarja madhore e teknologjisë në janar do të ketë një ribrendim të Android TV. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Google prezantoi laptopin Pixelbook Go

Lajmet e fundit>