Lajmet

Lamtumirë Hotmail, Tung Outlook.com

Publikuar , 01 Gusht 2012
0
Lamtumirë Hotmail, Tung Outlook.com

Shërbimi email i Microsoftit për konsumatorë merr emër, pamje si dhe një ndërfaqe “moderne” të stilit Metro. Ja se si të abonoheni për këtë shërbim dhe çfarë të prisni prej tij.

U bë kohë e gjatë që kur e kemi njohur Hotmailin. Dhe ishte vërtetë kënaqësi të punoje me këtë shërbim emaili.

Microsoft gjatë ditës së sotme shpalosi një azhurnim goxha të madh të platformës së vet të emailit për konsumatorët, me pamje të re, një mori veçorish të reja, si dhe një emër që si për habi është shumë i njohur.

Shërbimi “modern i emailit” ka qenë në një modul testues për disa muaj rresht dhe atë i koduar me emrin NewMail. Dhe me lansimin e tij formal si një paraqitje e hapur për publikun, shërbimi merr një emër të ri: Outlook.com.

Outlook, sigurisht, që është një klient serioz emaili dhe i fokusuar në biznes që përfshihet me Office. Microsoft ka përdorur brendin me Outlook Express, klientin e thjeshtë të emailit në Windows XP, mirëpo, e ndryshoi emrin e tij me lansimin e sistemit operativ Vista në vitin 2006.

Me rikthimin e emrit të Outlook në shërbimin e emailit të konsumatorëve të Microsoft arrihen dy qëllime. Së pari, ai ndryshon brendin e Hotmailit, i cili tashmë duket si i vjetëruar dhe i dalë jashtë mode, veçanërisht për shumicën e përdoruesve teknikisht të sofistikuar të cilët tashmë kanë përqafuar shërbimin Gmail të Google. Dhe ajo që është më e rëndësishme, ai zëvendëson domenin e Hotmailit me një domen të nivelit të lartë që është shumë serioz për përdoruesit e biznesit.

(Nëse keni një adresë ekzistuese në Hotmail.com apo Live.com, ju mund të vazhdoni ta përdorni atë me ndërfaqen e re të Outlook. Por adresat e reja në domenin e Outlook.com po grabiten shpejt, andaj ju rekomandojmë që të klikoni Outlook.com sa më parë për të marrë adresën tuaj të preferuar.)

Pamja e Outlook.com do të funksionoj për momentin në Hotmail, por kur pamja testuse të mbaroj, zëvendësimi do të bëhet për të gjithë përdoruesit e Hotmail dhe Live Mail.

LEXO EDHE:  Apple risjell iPad Air në treg me një version 10.5-inç

Me Outlook.com, Microsoft po bën përpjekje që ta mposhtë Gmailin, dhe duke u munduar që ta pozicionoj shërbimin e Google si të vjetër dhe të gatshëm për pensionim. Gmail, siç thonë ata (Microsoft) është tetë vjeçar, dhe ndërfaqja dhe veçoritë e tij nuk janë shumë moderne. Ai nuk ndërvepron mirë me mediet sociale përveç rrjetit të vet Google+, dhe i mbanë bashkëngjitjet në një metodë tradicionale, dhe gjithashtu nuk duket elegant kur bëhet fjalë për menaxhimin e emailit, gjë kjo me të cilën duhet të përballemi pothuajse çdo ditë.

Prandaj, çfarë ka të re rreth Outlook.com? Dhe pse dikush nga Gmail duhet të konsideroj kalimin në platformën e re? Ndryshimi më i dukshëm është ndërfaqja Ueb, natyrisht, dizajni i tij, i cili merr trajtimin e plotë Metro.

Faqosja me tre panele ndjek standardin e njohur të Outlook, mirëpo tipografia është absolutisht e re. Është e pastër dhe e freskët, pa zbukurime shtesë.

Paneli në të djathtë shfaqë përmbajtjen e ndryshme, varësisht nga konteksti. Nëse jeni duke komunikuar me një mik apo koleg që gjendet në librin tuaj të kontakteve apo lidheni përmes  një shërbimi të medieve sociale, ju do të shihni azhurnimet rreth atij personi në anën e djathtë, me mundësinë për të biseduar me ta (përmes Messenger apo Facebook) po në atë panel. Në një demonstrim, Microsoft shfaqi edhe integrimin e Skype dhe deklaroi se ai do të shfaqet më vonë në pamje.

Nëse nuk keni përzgjedhur asnjë porosi, paneli i djathtë mund të shfaqë reklama, të cilat shfaqen në kutitë e stilit Metro. Si pjesë e pozicionimit të vet kundër Google, Microsoft është përpjekur që të sjellë reklamat senzitive në kontekst, të ngjashme me ato të Gmail.

Kjo është një ndërfaqe e pastër HTML, që nënkupton se funksionaliteti është konsistent në të gjithë shfletuesit si dhe platformat alternative. Kam testuar shërbimin e ri në një kompjuter Mac duke përdorur shfletuesin Safari dhe Chrome, si dhe në Firefox duke përdorur një kompjuter Windows. Gjithçka funksionoi ashtu siç edhe prisja. Poashtu, testova ndërfaqen e bazuar në Ueb edhe në pajisje mobile si iPad, ku edhe aty shfaqej për mrekulli.

LEXO EDHE:  Një ekzekutiv i Samsung thotë se problemet e ekranit të Galaxy Fold janë zgjidhur

Në pajisjet mobile, ju gjithashtu mund të përdorni aplikacionet amë. Dhe një aplikacion për pajisjet iOS pritet të vijë së shpejti. Microsoft, poashtu premton edhe një aplikacion për Android që do të përkrahë Exchange ActiveSync me versionet më të vjetra Android.

Shiriti i komandave në krye të faqes ofron qasje në komandat e nevojshme. Nëse një komandë nuk është e disponueshme në kontekstin aktual, ajo nuk do të shfaqet në ekran.

Paneli inspektues (një veçori eksperimantale tash e tetë vjet në Gmail) ju mundëson që të lexoni dhe t’u përgjigjeni porosive pa u larguar nga menyja kryesore. Ikonat e veprimit shfaqen kur të lëvizni miun mbi ndonjë artikull në listën e porosive dhe ju mundëson të fshini, shënjoni porosinë me një klik të vetëm.

Outlook i ri ka të integruara disa veçori mbresëlënëse të menaxhimit të emailit. Ai automatikisht dallon newsletters si dhe llojet tjera të emailave. Opcioni Schedule cleanup ju mundëson që të krijoni rregulla për të fshirë porositë automatikisht. Ju gjithashtu mund të specifikoni se sa porosi doni t’i mbani nga një dërgues dhe poashtu të fshini automatikisht skedarët pas një numri të caktuar ditësh.

Për newsletters që nuk përmbajnë ndonjë link deaktivizimi, shërbimi i ri i Outlook shton një veçori deaktivizimi në pjesën e poshtme të porosisë. Kur të përzgjedhni këtë opcion, shërbimi Ueb dërgon një kërkesë deaktivizimi si dhe krijon një rregull për të blokuar porosinë.

Një prej diferencuesve mes shërbimeve të vjetra si Gmail, është Unified Address Book në Outlook.com. Ai shton një faqe nga lidhjet People nga Windows 8 dhe platform Windows Phone dhe i vendos ato në një libër tradicional adresash- ku mund të menaxhoni emrat dhe detajet- dhe mund t’i kombinoni ato me shërbimet e medieve sociale në të cilat jeni anëtar.

LEXO EDHE:  Njihuni me makinën më të re elektrike të Volkswagen ID Roomzz

Përparësia, është që ju gjithmonë do të keni informacionet më të reja për miqtë dhe kolegët. Shërbimi i ri i Outlook bën një punë jashtëzakonisht të mirë në kombinimin e regjistrave. Nëse keni kontakte që shfaqen në disa lokacione, ju poashtu mund t’i aktivizoni apo deaktivizoni ato sipas nevojës.

Shërbimet e përkrahura përfshijnë gjithcka mund të lidhni me llogarinë tuaj Microsoft, përfshirë Facebook, Twitter, LinkedIn dhe Flickr. Ju gjithashtu mund t’i importoni kontaktet nga Google dhe Facebook nëse dëshironi t’i mbani ato lokalisht.

Sa u përket krijimit dhe dërgimit të fotove si bashkëngjitje, shërbimi i ri Outlook integrohet për bukuri me SkyDrive, në mënyrë që të mund të dërgoni bashkëngjitje të mëdha dhe albume fotosh, duke i ruajtur ato në SkyDrive me linqe të integruara që marrësi mund t’u qaset vetëm me një klik. Manuali i specifikave thotë që një bashkëngjitje e vetme mund të jetë deri në 300MB në madhësi. Nëse ato ruhet në SkyDrive, ju nuk keni nevojë të brengoseni rreth bllokimit të porosisë nga shërbimi i emailit të marrësit.

Dhe natyrisht, shërbimi inkorporon edhe Office Web Apps, që e bëjnë procesin e ndarjes së dokumenteve Word, dhe prezantimeve PowerPoint, si dhe faqeve Excel një përvojë shumë të lehtë.

Në pjesën e pasme, ndërfaqja për menaxhimin e një llogarie të emailit është shumë e pastër dhe e thjeshtë. Ju ende mund të përdorni pseudonimet që përdorni për faqe dhe kontakte të ndryshme ku nuk dëshironi të ndani adresën tuaj të saktë. Dhe nëse dëshironi të eksperimentoni me shërbimin e ri, ju mund të ridrejtoni porositë tuaja Gmail në llogarinë e ri apo të kyqeni në adresën ekzistuese të Hotmail apo Live. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>