Lajmet

Lamtumirë Wunderlist, Microsoft e zëvendëson me To-Do

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 10 Dhjetor 2019
0
Në të njëjtën kohë krijuesi i Wunderlist, Christian Reber në Twitter shpreh keqardhje për mbylljen e aplikacionit madje u ofrua që ta blinte pas nëse lejohet. Lamtumirë Wunderlist, Microsoft e zëvendëson me To-Do

Pritej prej kohësh por tashmë Microsoft mendon se është gati ti japë lamtumirën aplikacionit Wunderlist të cilin e bleu në 2015-ën për ta zëvendësuar me aplikacionin vetjak To-Do.

Microsoft konfirmoi se Wunderlist do të mbyllet më 6 Maj 2020. Pas kësaj date Wunderlist nuk do të sinkronizohet më por përdoruesit munden që të importojnë përmbajtjet e tyre në Microsoft To-Do.

Disa përdorues të Wunderlist mund të zhgënjehen për Microsoft lejoi operimin e Wunderlist shumë më tepër sesa pritej duke pasur në konsideratë fatin e blerjeve të tilla.

Kompania i përgatiti përdoruesit për mbylljen e Wunderlist që prej Prillit 2017. Nga ana tjetër Microsoft ka punuar që funksionet më të mira të aplikacionit ti sjellë gradualisht në Microsoft To-Do.

Në Shtator erdhi një përditësim masiv në To-Do duke lënë të kuptohej se mbyllja e Wunderlist ishte pranë ku shtoi sfondet e reja, listat inteligjente dhe një planifikuar ditor të personalizuar me sugjerime inteligjente për realizimin e detyrave.

Gjithashtu To-Do u integrua me aplikacionet si Microsoft Outlook, Microsoft Planer, Cortana dhe Microsoft Launcher në Android.

Në të njëjtën kohë krijuesi i Wunderlist, Christian Reber në Twitter shpreh keqardhje për mbylljen e aplikacionit madje u ofrua që ta blinte pas nëse lejohet. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ja sesi të aktivizoni Dark Mode në Windows 10