Biznes

Lançohen platformat online për gjurmimin e të prekurve nga COVID-19 në Shqipëri dhe Kosovë

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 23 Mars 2020
0
Informacione përditësohen vazhdimisht me të dhëna zyrtare të marra nga Instituti i Shëndetit Publik. Lançohen platformat online për gjurmimin e të prekurve nga COVID-19 në Shqipëri dhe Kosovë

Open Data Albania ka krijuar platformën e parë në Shqipëri për gjurmimin e sëmundjes të shkaktuar nga koronavirusi COVID-19.

Kjo platformë jep informacione si raste të testuara, të prekur, të spitalizuar, të shëruar dhe të vdekur.

Informacione përditësohen vazhdimisht me të dhëna zyrtare të marra nga Instituti i Shëndetit Publik.

Open Data Kosovo gjithashtu ofron një platformë të ngjashme me të dhëna të marra nga Ministria e Shëndetit të Kosovës. Përveç statistikave, Open Data Albania jep edhe këshilla rreth COVID-19 dhe mbrojtjes prej tij.

Së fundi përveç informacioneve rreth të prekurve dhe viktimave të COVID-19 në Shqipëri dhe Kosovë, platforma jep detaje rreth rasteve në mbarë botën. /PCworld Albanian

LEXO EDHE:  Uebsajtet e ngadalta do të etiketohen nga Chrome

Tags >

Open Data