Lajmet

Lançohet aplikacioni Yahoo Weather për tabletët iPad

Publikuar , 17 Dhjetor 2013
0
Lançohet aplikacioni Yahoo Weather për tabletët iPad

Yahoo Weather, një prej mjeteve më popullore në App Store që shërben për të kontrolluar parashikimin e motit, është tashmë i disponueshëm edhe për tabletët iPad të Apple.

Yahoo lajmëroi për këtë ndryshim ditën e hënë duke theksuar se aplikacioni do të ofrohet me të njëjtin dizajn si tek versioni për iPhone, por këtë herë është optimizuar për të funksionuar në ekranin e madh të tabletit.

Aplikacioni Yahoo Weather përveç të dhënave të parashikimit disponon imazhe me rezolucion të lartë të cilat mundësojnë krijimin e një ndërfaqeje të dallueshme nga shërbimet e tjera.

Funksionalitetet e aplikacionit janë: listimi i të dhënave të parashikimit, temperaturave aktuale si dhe shfaqja e animimeve gjatë kalimit në të dhënat e ndryshme të parashikimit të motit.

Yahoo gjithashtu ka njoftuar se aplikacioni është përditësuar për të mundësuar publikimin e “screenshots” (fotografim i ekranit), ndërsa në iPad është e mundur që të publikohen parashikime të caktuara. Aplikacioni ofrohet pa pagesë dhe është tashmë i disponueshëm në Apple App Store. (PCWorld Albanian)

screen480x480

LEXO EDHE:  Apple redukton prodhimin e iPhone XS, XS Max dhe XR

Tags >

ipadyahoo
Lajmet e fundit>